Radio Travel 104.6 fm
WE GUIDE - YOU TRAVEL
- Sunday May 20th
-
Login
-
Create an account






Portugalia eshte nje destinacion i preferuar dhe i pelqyer nga turistet kete sezon. Kete e tregojne dhe shifrat e nxjerra nga bordi i turizmit atje te cilat kane shfaqur rezultate rreth 10 perqind me te larta se sezoni i kaluar. Me se shumti i frekuentuar pritet te jete kryeqyteti i Lisbones per shkak te bukurive natyrore dhe ndertesave me arkitekture te vecante qe e rrethojne. Kete vit Portugalia i eshte perkushtuar fushatave promocionale per turizmin fetar dhe eco turizmin.


Vazhdojne perparimet e metejshme te aeroporteve europiane. Shumica e aeroporteve te kontinetit te vjeter kane treguar nje trend pozitiv per sa i perket periudhes janar maj 2012, me nje rritje te numrit te udhetareve me me shume se 5 %perqind ne krahasim me vitin e kaluar. Per sa i perkte aeroporteve te shkalles se madhe kryeson ai i Barcelones , i ndjekur nga aeroporti i Stambollit dhe i Amsterdamit. Ndersa ne shkallet e tjera kryeson aeroporti I Venecias me nje rritje te pergjithshme te frekuentimit me gati 20 % ne krahasim me vitin e kaluar.


Nje sondazh i fundit i cili eshte bere ne me shume se 25 shtete europiane nga operatoret turistik te kontinentit ka nxjerre perfundimin se turistet gjerman jane ata me sjelljen me miqesore gjate pushimeve te tyre. Per kete arsye ato jane renditur te dytet ne listen e vizitoreve me te preferuar per destinacionet e ndryshme te Europes. Nderkohe ne vend te pare vijojne te renditen turistet kineze, per shkak te numrit te madh te tyre si dhe vleres se larte te shpenzimeve qe kryejne ne nje vend te caktuar gjate udhetimeve turistike.


Kriza ekonomike ne Europe ka bere qe pushuesit te kuresejne dhe te jene me pak zemergjere gjate pushimeve te tyre. Nje studim i fundit interesant ka treguar se ne krahasim me vitin e kaluar shpenzimet qe jane parashikuar per argetim gjate pushimeve kete vit do te reduktohen me thuajse 30%. Nderkohe bakshishet qe do te lihen per sherbime te ndryshme do te pesojne nje renie me me shume se 50%. Me te prekur nga keto karakteristika duket se do tejene turistet britanik, italiane dhe spanjoll.


Ndersa jugu i Britanise po shijon keto dite te para te ngrohta te veres me temperatura te kenaqshme per vizitoret , si rrallhere veriu i vendit po kalon nje dimer te dyte si pasoje e nje vale te ftohti arktike qe ka ulur temperaturat nen zero grade. Nje numer i madh banoresh shprehen te pakenaqur pasi ky mot nuk aspak normal per stinen. Si pasoje e tij edhe nje numer i madh prenotimesh turistike qe i referoheshin destinacioneve veriore te Britanine jane anulluar. Sipas meteorologeve situata pritet te normalizohet vetem javet e ardhshme.


Nga data 8 deri ne 16 qershor qyteti i Fesit ne Marok do te jete qender e vizitave nga turiste te mbare botes ne kuader te Festivalit te Muzikes se Shenjte. Ky event i cili shtrihet thuajse ne te gjithe vendin do te perfshije rruget e vjetra te Medines, Riadin dhe shume site te tjera te njohura. Eventi do te sjelle artistet me te njohur te muzikes si dhe elemente te rendesishem folklorik e fetar. Festivali , per vete rendesine dhe interesin qe ka do te quhet “ Te mrekullojme serisht boten”.


Tunizia dhe Egjipti kane nisur se bashku fushaten e radhes turistike e cila vjen ndryshe nga te meparshmet , pasi tashme situata ne te dy vendet duket se eshte stabilizuar. Deri me tani raportet zyrtare nga autoritetet turistike tregojne nje rritje te ndjeshme te numrit te turisteve nga e gjithe bota ne drejtim te dy vendeve. Fushata e re do te perqendrohet ne destinacionet natyrore dhe sitet e pafundme kutlurore te ketyre dy shteteve dhe do te shperndahet gjeresisht ne te gjithe boten.


Udheheqesit europian te turizmit kane nenshkruar nje marreveshje me Bashkimin Europian e cila percakton bazen per forcimin e imazhit te promovimit te Europes si Destinacion per vendet jashte saj. Marreveshja u nenshkrua nga zevendespresidenti i Komosionit Europian dhe Presidenti i Komisionit Europian te Turizmit dhe pritet te jete nje bashkpunim shume i frytshem per sa i perket turizmit ne kontinentin tone.
Një tërmet me fuqi 6 balle i shkalles Rihter ka goditur mengjesin e sotem Italinë e Veriut duke lene te vrare të paktën tre persona dhe duke detyruar dhjetëra mijëra te tjere të braktisin shtëpitë. Epiqendra e termetit u regjistrua 35 kilometra larg qytetit të Bolonjës. Disa tërmete më të vegjël pas goditjes fillestare janë regjistruar.Burimet zyrtare raportuan se të tre viktimat u regjistruan kur ndërtesa në të cilën punonin u shemb. Grupet e shpëtimit janë duke inspektuar në rënojat e objekteve të shembura, pasi dyshohet që në to mund të kenë mbetur njerëz të gjallë.Nderkohe nje numer i madh objekteshte trashegimise kulturore te vendit kane pesuar deme serioze.


Te dhenat per shifrat e fitimeve ne ekonomine boterore nga industria e turizmit jane pozitive. Raportet e fundit te ardhura nga lideret e Organizates Boterore te Turizmit, ne kuader te nje takimi te zhvilluar se fundmi ne Madrid tregojne nje rritje te pergjithshme te te ardhurave me gati 4% ne krahasim me vitin e kaluar . Deri ne fund te ketij viti nga vizitat turistike ne te gjithe boten pritet te tejkalohen ne mijra miliarde fitimet nderkombetare.


Perfundon sot eventi i rendesishem dhe i shumeperfolur turistik , panairi Art and Tourism ne Firence. Eventi i cili mblodhi me mijra perfaqsues te turizmit dhe kultures nga shume shtete shenoi nje tjeter sukses ne te ardhmen e sektorit turistik nderkombetar. Disa nga ceshtjet kryesore qe u trajtuan gjate panairit ishin promovimi i siteve kulturore si dhe zhvillimi i metejshem i muzeumeve te njohura ne shume vende te botes. Sot ne diten e trete e te fundit do te diskutohet rreth destinacioneve te reja qe do te promovohen kete vit qe kane si element te tyre te forte te turizmit, artin dhe kulturen.


Ambasadat greke ne vende te ndryshme te botes tashme qe sezoni turistik ka nisur ne Greqi kane nisur lajmerime e ndryshme per te terhequr sa me shume vizitore. Sipas tyre edhe pse vendi eshte ne krize kjo gje nuk do te preke kurrsesi fushen e siguaracioneve dhe udhetimeve per pushime per te gjithe turistet. Cdo pushues qe ka vendosur te shkoje drejt Greqise kete vit, ashtu si dhe cdo here tjeter do te gjeje te gjitha kushtet e nevojshme per te kaluar nje periudhe teper te kendshme dhe relaksuese.


Sipas bankes se shtetit ne Bullgari, ekonomia e pergjithshme e vendit ka perfituar shume pak nga prodhimi i brendshem bruto duke bere qe ndikimet nga fushat e ndryshme ne vend te kene qene jo shume pozitive. Nga nje rritje prej 4 % qe ishte parashikuar kete vit eshte arritur vetem 2 %. Sipas bankes edhe muajt e tjere do te shellin te njejtin efekt. Per te pasur me shume fitime duhet punuar shume ne sektorin e brendshem dhe kryesisht tek turizmi pasi tashme qe po afron sezoni veror, shifrat e turisteve dhe fitimeve priten te jene teper te kenaqshme.

Lehtesimi i vizave eshte kryesore per te stimuluar rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve te punes permes turizmit, dhe G20 mund te kete nje rol vecanerisht te rendesishem per te luajtur ne kete drejtim. Rezulatet paraprake tregojne se nga 656 milion turiste nderkombetar te cilet vizituan vendet e G20-es ne vitin 2011, 110 milion prej tyre paten nevoje per vize, ndersa miliona te tjere jane penguar te udhetojne si pasoje e veshtiresive per te marre nje vize. Lehtesimi i vizave per keta turiste mund te krijoje mbi 5 milion vende pune ne ekonomite e G20-es deri ne vitin 2015, dhe te gjeneroje nje shtese prej 206 miliard dollaresh ne te ardhurat e turizmit nderkombetar. Duke iu referuar vecanerisht situates dramatike te papunesise, sekretari i pergjithshem i Organizates Boterore te Turizmit, u beri thirrje qeverive te G20-es te shikojne lehtesimin e procedurave per viza.


Arkipelagu Los Roques, nje grup ishujsh dhe shkembinjsh ne brigjet e Venezueles eshte cilesuar si nje nga detet me te bukur ne bote per shkak te ngjyres dhe perberjes se tij ne brendesi. Dhe pikerisht Parku Kombetar Venezuelian ofron nje nga faunat detare me te pasura me korale shumengjyreshe dhe eshte i perbere nga 90 specie kryesisht zogj migrues. Los Roques ka vetem 1800 banore cka do te thote se pjesa me e madhe e vendit mbizoterohet nga natyra dhe speciet e tjera te saj. Nuk lejohet ndertimi i hoteleve prandaj kampingu apo shtepite e banoreve jane e vetmja zgjidhje qendrimi per te gjithe turistet qe duan te pushojne aty.
![]()
Hapsirat e brendshme te ndertesave te ndryshme se fundmi jane kthyer ne nje terheqje te forte te turisteve. Tashme jo vetem bukurite natyrore dhe vizitat neper rruge te qyteteve te ndryshme jane ne plan te pare te vizitoreve por edhe ambjentet e brendshme kane rendesine e vet. Keshtu operatore te ndryshem ne bote kane publikuar lista me hapsirat e brendshme me te bukura ne bote te cilat i lene pershtypje cdokujt. Nder to permenden ndertesa e Skyway system ne Mineapolis, Grand Bazaar ne Stamboll, Burj Khalifa ne Dubai, Terminali i Grand Central ne New York City dhe Bazilika e Shen Pjetrit ne Vatikan.


Turqia vazhdon te ece ne ritmet pozitive per sa I perket industrise se turizmit. Autoritetet e vendit bejne me dije se nga muaji janar e deri tani , numri I turisteve eshte rritur me gati 20% nga periudha e njejte e vitit te kaluar. Nderkohe prenotimet per sa I perket sezonit veror jane paksa ne ritme te ngadalta pasi zakonsisht turistet qe zgjedhin per te pushuar ne Turqi jane ne pritje te ofertave te here pas hershme nga operatoret e vendit apo zgjedhin te prenotojne ne minute e fundit.
Per te shtatin vit radhazi Vjena eshte percaktuar si qyteti I zhvillimit te konventave , kongreseve dhe konferencave boterore . Gjithashtu kryeqyteti austriak eshte pozicionuar nder vendet kryesore te turizmit te biznesit. Sipas te dhenave gjate vitit te kaluar Vjena ka organizuar me shume se 181 evente te rendesishme me pjemarres nga te gjithe vendet e botes. Ndersa ritmet e 2012 flasin per nje rekord te ri qe mund te vihen ne fundvit.


Operatori turistik me fame boterore Thomson dhe linja ajrore britanike First Choise, te specializuar kryesisht ne fushen e turizmit jane shprehur se fundmi nepermjet nje deklarate per shtyp se do te jene kete sezon veror totalisht ne mbeshtetje te turizmit grek. Sipas tyre Greqia eshte ne nje situate teper delikate dhe ka nevoje patjeter qe te rekuperohet . Per kete nje shtyse e mire do te jete turizmi. Te dy kompanite do te bashkepunojne duke bere te mundur promovimin e nje numri te madh destinacionesh ne Greqi, si dhe duke sjelle nje eksperience te re per pushuesit ne ishujt me te njohur e me te bukur grek.


Operatori turistik Expedia ka kryer se fundmi nje studim ku jane perfshire me shume se 9000 pushues te anketuar nga 21 shtete te botes per te percaktuar preferencat e ketij viti ne lidhjet me destinacionet turistike. Ne baze te te dhenave plazhet do te jene dhe zgjedhjet kryesore te vizitoreve kete sezon. Edhe njehere vendet me det e rere do te jene ato ku do te jete dhe fluksi me I madh I turisteve. Nga studimi me shume se 40% e te anketuarve jane pergjigjur se do te zgjedhin nje destinacion I cili I jep mundesine e pushimit ne bregdet. Pjesa tjeter kane qene , destinacionet malore, ato te turizmit te natyres, sportit , mjekesise dhe kultures.


Sipas perfundimeve nga mbledhja e fundit e perfaqsuesve te Organizates Boterore te Turizmit , liberalizimi I vizave ne shtete te ndryshme te botes eshte nje faktor kryesor qe do te kontriuboje ne rritjen e numrit te te punesuarve dhe zhvillimin ekonomik nepermjet turizmit. Sipas te dhenave numri I turisteve nderkombetare ne keto vende do te rritej ne rreth 122 milione duke sjelle me shume se 206 miliard dollare fitime dhe duke krijuar keshtu me shume mundesi punesimi brenda vitit 2015. Organizata ne kete menyre e lidhi ngushte faktorin e liberalizimit te vizave me zhvillimin e nje vendi.


Disa nga destinacionet me te bukura europiane do te jene kete sezon veror prites te nej eventi shume interesant dhe argetues . Behet fjale per Tall Ships Races, garen e famshme te anijeve e medha me vela. Me shume se 60 anije nga me te bukurat me vela do te jene te pranishme ne kete konkurs me pjesmarres nga 49 vende te botes. Nga 5 deri ne 8 korrik gara do te zhvillohet ne Shen Malo ne France, per te vazhduar me pas ne Lisbone ne datat 19 dhe 22 korrik. Nderkohe ne 26 dhe 29 korrik konkursi do te mbahet ne La Coruna ne Spanje per te perfunduar me pas ne finale e madhe ne Dublin ne datat 23 dhe 26 gusht. Eventi do te shoqerohet edhe me festivale te ndryshme.


Linja italiane e njohur e krocierave Costa Crociera ka njoftuar se gjate vitit te ardhshem do te rrise udhetimet drejt Europes Veriore. Sipas zedhenesve te kompanise te lundrimit ka shume destinacione ne veri te kontinentit te cilat nuk jane eksploruar dhe jane ne kerkesat e klienteve. Me ardhjen e 2013 ne listen e itinerareve te Costa Crociera do te jene shtetet Baltike, Norvegjia, Danimarka e Suedia. Nderkohe ne program mbeten ende edhe site te mrekullueshme te Londres, Amsterdamit, Brukselit, Parisit dhe Berlinit.


Kompania ajrore Iberia ka prezantuar ne aeroportin Barajas te Madridit dy agjente virtual qe do tu sherbejne vizitoreve te huaj per tu orientuar me mire dhe per te marre te gjitha informacionet qe ata duan. Ky angazhim I ri I kompanise vjen ne nje kohe kur sezoni veror sapo ka nisur, prenotimet per udhetime ne qytetet spanjolle jane rritur dhe klientet e Iberia Express shtohen dita dites. Sipas zedhenesve te linjes ajrore , agjentet e rinj virtual do te jene ne dy pika strategjike te aeroportit dhe do te jene teper praktik ne ndihmen qe do t’i japin turisteve per fluturimet dhe guidat qe mund te bejne.

Aeroporti i ri Brandenburg i Berlinit nuk do t’i hape dyert deri ne mars te vitit 2013, duke u vonuar keshtu edhe per nente muaj te tjere.Hapja e planifikuar se fundmi per t’u bere me 3 qershor u shty, pasi inxhinieret nuk arriten dote te instalojne pajisjet e sigurise nga zjarri.Puna per sistemin e ri te sigurise ndaj zjarrit do te zgjase deri ne dhjetor, e cila do te pasohet nga tre muaj te tjere testim. Aeroporti i ri po ndertohet me nje kosto 2.5 miliard eurosh, pa llogaritur humbjet nga vonesat. Ai do te kete nje kapacitet per 27 milion pasagjeresh ne vit dhe kur te hapet, aeroportet ekzistues ne Berlin: Tegel dhe Schoenefeld do te mbyllen.

Adoleshentet dhe te rinjte ne moshe te rritur jane zakonisht shume te lidhur me pushimet ne grup ne vendpushimet europiane apo aventurat globale si udhetare BackPacking. Por ky trend duket se po ndryshon pasi nje hulumtim ka konstatuar se 40% e te rinjve nga 15 deri ne 24 vjec deshirojne te udhetojne me krocere, nje menyre udhetimi qe deri tani eshte ndjekur kryesisht nga moshat e thyera.Me shume se gjysma e te anketuarve thane se te udhetosh me krocere eshte nje menyre e mire per te pare boten, ndersa te tjeret e shikonin si nje mundesi te mire per te bere miq. Rezultatet treguan gjithashtu se ndersa tragjedia e fundit e Costa Concordias tronditi te gjithe boten, vetem 1 ne 9 pushues jane dekurajuar nga udhetimit me krocera.

Qyteti bregdetar i Shibenikut do te prese edhe nje here nga sot deri me 20 maj:“Adriatic Boat Show ne pjesen e ndertuar per mega-jahte te portit Mandalina. Organizatoret premtojne te bejne nje event te paharrueshem kete vit, me argetime dhe supriza te ndryshme. Kjo eshte hera e pare qe ky Show do te mbahet ne maj, dhe organizatoret duan te mbajne te njejtin muaj per eventin ne te ardhmen.“Adriatic Boat Show” me konceptin e saj te ri, ndjek ndryshimet dhe trendet ne tregun nderkombetar detar.

Me numrin e vizitoreve ne Egjipt qe po kthehet ne nivelet e para-revolucionit te 2010-es kur vendi priti nje rekord prej 360 mije turistesh amerikane, nuk eshte cudi qe Autoriteti i Turizmit te ndihet optimist per vitin 2012. Zyrtare te industrise thone se pavaresisht ngjarjeve te trazuara te vitit te kaluar, Egjipti po arrin te njejtin numer turistesh qe ka terhequr vetem kater vjet me pare, rreth 187 mije te tille. Duke pare keto hapa pozitive, zyrtare te larte te turizmit thone se tani eshte koha qe vendi t’i terheqe turistet pertej piramidave te Gizes.

Nje grup gazetaresh nga media serbe dhe perfaqesues te kompanive turistike me ne ze kane bere pjese te turit te tyre promovues edhe Saranden.Ne takimin me kryebashkiakun e Sarandes, gazetaret serbe dhe operatoret turistike jane shprehur se deshirojne qe kjo vizite t'i sherbeje zgjerimit te marredhenieve mes dy vendeve ne fushen e turizmit. Keta operatore dergojne turiste serbe ne mbi 130 vende te botes dhe deshirojne te shtojne Saranden si nje prej shume destinacioneve turistike. Gazetaret serbe jane shprehur se largohen nga Saranda me mbresa dhe emocione te papritura.

Organizata te besimtareve muslimane turq, i kerkuan kryeministrit te vendit rikthimin ne nje vend kulti fetar te ish-bazilikes se Shen Sofise, e transformuar pas pushtimit osman te Konstandinopojes ne xhami, e me pas ne muze. Ndertesa muze e Shen Sofise daton qe nga periudha kur Perandoria e Bizantit udhehiqej nga perandori Justinian. Ne vitin 1453, pas pushtimit osman te Konstandinopojes ajo ruajti funksionin e nje ndertese kulti, por kete here per besimtaret islame, ndersa me vone u vendos te shnderrohej ne muze, nisur dhe nga vlerat historike qe mbart. Ditet e sotme, Muzeu (Bazilika e Shen Sofise) eshte nje nder zonat turistike me te vizituara ne Turqi.

Kryeqyteti i Turqise, Ankaraja, do te prese Ekspoziten Turistike te Lindjen se Mesme “METEX 2012”, nga data 25 deri me 27 maj. Do te jene eksperte te turizmit nga disa vende islamike ata qe do te marrin pjese ne ekspoziten qe do te fokusohet ne ide te reja, fusha alternative turistike dhe mundesi te reja bashkepunimi. Shefi ekzekutiv i bordit te METEX 2012, tha se ekspozita do te sjelle se bashku me shume se 200 perfaqesues dhe kompani turistike.

Nisur nga reniet me 50% te rezervimeve kete fillim vit ne Greqi, hotelieret ne vend po pergatiten per nje renie me 10% ne biznes kete vit, ndersa vendi po lufton te dale nga kriza shkaterrimtare ekonomike dhe politike. Situata aktuale ne Greqi ka bere qe turistet te jene te kujdesshem per te vizituar vendin, vecanerisht kur rivalet kryesore nga Turqia deri ne Afriken e Veriut, po i terheqin ata duke ofruar cmime te lira. Ne pergjigjie, edhe hotelieret greke po ulin cmimet per te bere te mundur kthimin e vizitoreve skeptike. Me rreth 15 milion turiste ne vit, Greqia renditet e 10-ta ne Europe per Frances-lider boteror me 76.8 milion turiste ne vit-, Spanjes, Italise, Brtianise se Madhe, Turqise etj.

Vitin e kaluar, Kroacia u rendit e dyta nder 30 vende per pastertine e ujit te detit, duke pasur para saj vetem Qipron. Testimi i rregullt vjetor per cilesine e ujit ka nisur ne bregdetin Adriatik, dhe mostrat do te testohen ne laboratoret perkates.Kripa, temperatura e ujit dhe ajrit si dhe kushtet e motit jane marre parasysh per te percaktuar cilesine e ujit te detit Adriatik. Nje total prej 906 zonash nga Istria deri ne Dubrovnik do t’i nenshtrohen ketij testi i cili do te perfundoje ne shtator.

Linjat ajrore duhet te kompensojne pasagjeret per vonesat ne fluturime deri ne 600 euro. Keshtu pretendon nje avokat i pergjithshem i Bashkimit Europian sipas te cilit, pasagjeret duhet te kompensohen me te njejten sasi parashe si ne rastin e fluturimeve te anulluara. Por ekspertet thone se kjo mund te detyroje kompanite ajrore te paguajne 1 miliard paund kompensime ne vit. Megjithese avokati i pergjithshem shpjegoi se kompanite nuk jane te detyruara te kompensojne nese vertetojne se anullimet apo vonesat kane qene per shkaqe te jashtezakonshme, shume linja ajrore po ankohen. Gjykata Europiane pritet te marre nje vendim perfundimtar per kete ceshtje brenda gjashte muajve te ardhshem.


Entet kombetare te turizmit ne Greqi kane nenshkruar nje kontrate bashkepunimi me kompanine ajrore Olimpic Air ne perpjekje per te rritur turizmin ne vend. Marrvjeshja perfshin nje ndarje te burimeve njerzore dhe teknoligjise per te krijuar nje strategji veprimi. Dukeqenese turizmi eshte burimi kryesor i te ardhurave ne vend mendohet se investimet ne kete sektor dhe bashkpunimet dote jene dicka pozitive pasi me ardhjen e krizave te njepasnjeshme per Greqine edhe numri i turisteve ra ndjeshem. Nga kjo marrveshje e re pritet qe te kete nje rritje te konsiderueshme te turisteve te huaj ne greqi ne nje numer rekord prej 17 milion qe do te thote nje shifer 13% me e larte se viti 2010.


Londra pergatitet per te pritur me shume se 12 milione turiste me rastin e afrimit te Lojrave Olimpike.Sipas studimeve te Oxford Ekonomiks gjate sezonit veror te 2012 shifrat e vizitoreve nga e gjithe bota do te rriten me shifra rekord. Trendi pozitiv i turisteve ne Londer nisi qe ne janar te ketij viti , ku kryeqytetin e vizituan 7% me shume vizitore se periudha e njejte e vitit te kaluar. Nderkohe pas vitit 2013 shifrat do te vijojne te rriten duke u dyfishuar.


Per te gjithe guximtaret e botes vjen nje lajm i cili do ti emocionoje me siguri te gjithe. Ne parkun amerikan te Los Angolesit “ Six Flags Magic Mountain” duke filluar nga ky sezon veror do te instalohet loja me renien e lire me te larte deri me tani ne llojin e vet. Pikerisht nje renie nga nje lartesi prej me shume se 120 metrash ne pak sekonda do te argetoi pamase turistete. Pajisja e re do te jete inagurohet per vizitoret muajin e ardhshem dhe mendohet se do te terheqe nje numer te paimagjinueshem vizitoresh ne kerkim te emocioneve me te forta.


Emetimet e gazeve te demshme nga avionet qe fluturojne ne hapsiren europiane jane reduktuar ndjeshem ne krahasim me vitin e kaluar qe kur Komisioni i Bashkimit Europian vendosi per venien ne zbatim te takses se karbonit. Sipas te dhenave te pergjithshme te ardhura nga veprimtarite e ketyre muajve nga ana e linjave ajrore qe fluturojne ne Europe, ka pasur nje reduktim me gati 2% te gazeve te karbonit. Sipas parashikimeve te eksperteve te mjedisit dhe aviacionit , nese vijohet me keto ritme dhe normat e vena zbatohen do te kete shume shpejt rezultate akoma dhe me te kenaqshme.


Nje nga qyetet me terheqese te turisteve eshte Lisbona dhe kjo sepse ajo eshte e mbushur me bukuri te shumta te krijuara nga dora e njeriut. Nga me te permendurat dhe qe ne keto muaj po terheqin shume vizitore ne kryeqytetin portugez jane veprat e artit nga artiste te njohur portugez qe mbulojne pjesen me te madhe te pallateve. Shume pallate te arkitektures se vjeter ose moderne , muzeume dhe site te tjera natyrore po kthehen ne motivet kryesore qe vizitoret po pelqejne te udhetojne drejt Lisbones.


Nikaragua inaguron termnalin e ri ne aeroportin e vendit San Juan. Termaniali i ri u be ne kuader te pritjes se me shme turisteve te huaj gjate ketij sezoni te 2012.tre avion me nga 50 pasagjere amerikane e europiane ne bord kane mberritur te paret diten e djeshme ne terminalin e ri te San Juan. Pritet qe hapsira e re e aeroportit te kontriuboje ne rritjen e numrit te prenotimeve turistike ne vend .
.jpg)
.jpg)
Toskana do te prezantohet neser me 10 provinca kulturore te saj me rastin e nisjes se Panirit Art and Tourism qe do te mbahet ne Firence. Pasuri kulturore e site te mbrojtura nga UNESCO nga e gjithe bota do te jene te promovuara gjate panairit per te gjithe turistet e apasionuar pas tyre. Sipas eksperteve ky event do te jete nje nder me te rendesishmit e artit dhe kutlures kete vit. Pjese e edicionit te pare te ketij panairi do te jene edhe destinacione apo objekte me vlere arkeologjike si dhe muzete me te njohur te vendeve te botes.
![]()
Parisi pritet te shenon nje arritje te suksesshme ne muajt e veres kete vit ku thuajse 70% e hoteleve do te prenotohen dhe kjo pasi nje numer i madh turistesh nga shume vende te botes kane nisur qe tani interesimin per to. Ne krahasim me vitin e kaluar keto shifra tregojne qarte nje rritje te ndjeshme te nurmit te turisteve qe do te preferojne te vizitojne kryqytetin francez. Prurjet me te medha sipas autoriteteve do te jene nga Amerika dhe Lindja e Mesme, kryesisht turiste qe do te kalojne pushimet e tyre. Nderkohe qe nuk do te jene te paket udhetaret e ardhur per biznes dhe per ceshtje pune.


Dy nga destinacionet me te pelqyera te ketij viti per sa i perket kryeqyteteve europiane do te jene Roma dhe Barcelona, vende qe gjithmone kane terhequr shume turiste nga e gjithe bota dhe kane rritur shifrat e tyre nga viti ne vit. Sipas enteve te biletarise dhe turizmit ne keto dy qytete numri i vizitoreve kete vit do te jete dyfish me i larte dhe ajo cfare eshte me optimiste eshte origjina e ndryshme e te ardhurve te cilet jane te interesuar te vizitojne Romen madheshtore e Barcelonen e mrekullueshme. Kryhesisht vizitoret me te spikatur do te jene ata nga Kanadaja, Japonia, Kina, Argjentina, Australia, Brazili dhe Polonia.


Provinca e Riminit ka hedhur programin e ri te promovimit per vitin 2012 i cili ka rreth 5 objektiva dhe do te perfshije nje investim prej 4 milion eurosh. Me ane te ketij projekti do te behet e mundur nje specializim i linjave strategjike per sa i perket fushatave publicitare dhe nje rritje e cilesise se sherbimit per ta kthyer kete vend ne nje nga destinacionet me te pelqyera te Italise. Sipas drejtuesve te ketij projekti, turizmi eshte kthyer per te gjitha vendet nje nga burimet kryesore te te ardhura prandaj investimet per sa i perket ketij aspekti nuk jane asnjehere te teperta.


Sipas nje studimi te bere nga Elfaa, shoqata e linjave ajrore me kosto te ulet te Europes, ne vitet ne vazhdim keto linja ajrore do te jene ne rritje per sa i perket frekuentimit te tyre ne kontinentin europian. Ky perfundim ka ardhur duke pare rezultatet e deritanishme te cilat jane shume shpresdhenese. Numri i personave qe kane zgjedhur kompanite low cost per te udhetuar ka qene 10 perqind me shume se viti i kaluar cka do te thote nje shifer prej 183 milion pasagjere dhe nje trend qe ka sjelle shume fitime. Dhe po sipas studimit brenda vitit 2020 do te kete nje rritje prej gati 40 perqind te klienteve te low cost.


Sic eshte deklaruar dhe me pare Egjipti e ka marre teresisht veten per sa i perket turisteve te cilet kane pasur madje nje rritje te konsiderueshme. Vendi i Aferikes se Veriut ne fakt pritet qe ne fund te vitit te arrije nje shifer rekord prej 15 milion turistesh dhe nje qarkullim prej rreth 18 miliard dollaresh. Egjipti pati humbje te medha gjate fillimit te ketij viti por nderkohe pati mundesi te rekuperonte. Impakti pozitiv i ketij viti si dhe ceremonite e ndryshme qe do te zhvillohen atje pritet te lene nje shije te mire ne Egjipt per turizmin .

Komisioni Europian i dha nje muaj afat kompanive indiane dhe kineze ajrore per te raportuar emisionet e tyre te karbonit. Dhjete transportues ajrore nga te dy vendet nuk arriten te raportojne emisionet e tyre te karbonit per vitin 2011 deri ne fund te marsit, dhe tani mund te perballen me veprime ndeshkuese nga Bashkimi Europian nese nuk e bejne kete deri ne mesin e qershorit. Edhe pse ligji per skemen e karbonit nga BE shkaktoi nje proteste nderkombetare dhe nje sfide te pasuksesshme ligjore nga industria ajrore amerikane, me shume se 1200 emisione jane raportuar nga transportuesit e huaj dhe europiane.

Nga dita e sotme, kompania ajrore irlandeze Ryanair do te shtoje nje lidhje te re nga qyteti kroat i Pulas per ne Paris. Fluturimet do te ofrohen dy here ne jave ne Paris nga Pula gjate sezonit te veres, me nje cmim fillestar prej 30.99 eurosh. Keshtu, vizitoret dhe udhetaret kroate kane tani mundesine te zgjedhin per te fluturuar me nje linje ajrore me kosto te ulet per ne destinacionet e tyre. Ryanair njoftoi pese rruge nderkombetare nga qyteti i Pulas per ne Londerm Frankfurt, Bruksel, Oslo dhe Paris.

Ukraina ka pergatitur per Euro 2012 nje terminal te ri per aeroportin nderkombetar Donetsk. Sipas Ministrise se Infrastruktures ne Ukraine, terminali i ri ka kapacitetin per te trajtuar 3100 pasagjere ne ore. Ai eshte i pajisur plotesisht me kulles e kontrollit me te larte ne vende prej 52 metrash dhe nje piste te pershtatshme per cdo lloj avioni, duke perfshire Boeing 747 dhe Airbus A380. Infrastruktura e aeroportit Donetsk do te ndihmoje per te menaxhuar rritjen e numrit te udhetareve qe pritet te mberrijne ne vend per EURO 2012. Po ashtu, Kampionati Europian i Futbollit ka nxitur autoritetet e vendit per te ndermarre pune rindertuese edhe ne aeroporte te tjera te vendi duke perfshire Kiev dhe Lviv.

Do te kete koncerte dhe hyrje te lire per te gjithe ne Muzeun Akropolis ne Athine, per te festuar Diten Nderkombetare dhe Naten Europiane te Muzeve.Te premten e dates 18 maj ne katin e dyte te muzet do te luhen pjese te kompozitoreve te ndryshem, dhe muzeu do te prezantoje shitjet e disa skulpturave te tij.Hyrja do te jete e lire nga ora 08’00 deri ne oren 22’00, dhe restorantet do te mbeten te hapur deri ne mesnate. Keshtu, vizitoret do te kene mundesi te vizitojne falas dhe te festojne se bashku me orkestren simpfonike te komunes se Athines.

Dy muze greke jane nominuar kete vit per cmimin “Muzeu Europian i Vitit 2012”. Ceremonia e organizuar nga Kuvendi Europian i Muzeumeve do te mbahet nga sot deri me 19 maj ne Penafiel te Portugalise. Muzeu Nikos Kazantzakis ne Krete dhe Muzeu Arkeologjik i Janines jane dy perfaqesuesit greke ne listen europiane te nominuar per cmimin kete vit. Cmimi “Muzeu Europian i Vitit” eshte themeluar ne vitin 1977 nen kujdesin e Keshillit te Europes. Ne vitin 2011, ky cmim iu dha Muzeut franko-romak Tongeren ne Belgjikes.

Aeroporti i Budapestit do te kaloje te gjitha sherbimet dhe fluturimet e linjave ajrore te terminalit 1 ne treminalin 2. Duke nisur nga data 30 maj te gjitha linjat ajrore qe operojne ne kete aeroport si Germanwings, easyJet, Jet2.com, WizzAir, Norvegian do ti transferojne te gjitha sherbimet e tyre ne terminalin 2. Njoftimi u be nga zedhenes te aeroportit te Budapestit. Sipas tyre me falimentimin e kompanise ajrore Malev, e cila kishte dhe pjesen me te madhe te veprimtarise ne terminalin e pare, fluturimet atje rane ndjeshem prandaj ai mendohet te mbyllet per pak kohe per nje projekt te mundshem per ndryshimin e infrastruktures.


Aeroporti i Myhniut feston neser 20 vjetorin e hapjes se tij dhe per kete arsye nje sere eventesh jane planifikuar te behen neser atje. Jo vetem linjat ajrore do te kene skonto per pasagjeret qe kalojne per dhe nga aeroporti i Myhniut por edhe organizime argetuese e konkurse per dhurata te ndryshme. Qe nga hapja e tij ne 17 maj te vitit 1992 nepermjet ketij aeroporti qe ka qene lidhja e Bavarise me boten kane kaluar me shume se 500 milione pasagjere. Gjithashtu ai eshte shpallur 6 here si aeroporti me i mire europian.
Argjentina eshte nje nga vendet qe parapelqehet shume te vizitohet nga turistet pasi ka shume hapsira dhe diversitet. Ka qytetet te medha ne te cilat mund te gjesh dhe te besh gjithcka megjthate nga studimet duket se shumica e turisteve parapelqejne qe udhetimin e tyre atje ta fillojne nga Buenos Aries. Ne kete qytet mund te gjesh jo vetem aventuarat e turizmit ne mal dhe atij sportiv por dhe shume site kulturore e historike per te mos folur per pjesen natyrore te mrekullueshme. Buenos Aries sot cilesohet nga industria e turizmit por edhe nga vet vizitoret si nje nga qendrat e intensitetit, bukurise, glamurit, arkitektures, tangos dhe jetes se nates.


Azia vazhdon te fuqizohet ndjeshem ne tregun e turizmit dhe ne ate te aviacionit. Sipas raporteve te fundit qe vijne nga autoritetet aeroportuale te Azise dhe Pacifikut , gjate tre muajve te pare te 2012 trafiku i pasagjereve ne keto vende eshte rritur me gati 10%. Disa prej aeroporteve me te populluar kane qene ai i Tokios, Osakas dhe Pekinit. Nderkohe nje tjeter rajon me shume sukses ne kete drejtim ka qene dhe Lindja e Mesme me nje rritje te numrit te pasagjereve me gati 15% ne vend per kete vit.


Duke pare rritjen ne mase te turisteve amerikane qe kane vizituar qytetin e Shtutgartit ne Gjermani per kete vit eshte menduar nga Gjermania te krijohen lidhje te forta midis dy vendeve. Keshtu ne nje konference te perbashket qe do te mbahet ne Amerike duke filluar nga muaji i ardhshem, do te diskutohen menyrat dhe rruget per nje partneritet te fuqishem dhe promovim te turizmit. Nje nga nismat me kryesore qe do te merren eshte sigurimi i fluturimeve direkte midis aeroporteve te dy vendeve.


Me rastin e festimit te 20 vjetorit te hapjes dhe eventeve qe pasuan kete feste Disneyland ne Paris ka lidhur se fundmi nje kontrate me Air France per te mundesuar udhetimin me te lehte e me cmime me te favorshme per turistet qe do te duan te vizitojne parkun. Per te gjithe ata turiste qe do te duan te shkojne ne Disneyland ky eshte momenti i duhur pasi me nje fluturim nga Air France perfitojne 20% zbritje ne udhetim dhe 15% ne qendrimne hotelet prane parkut me te madh te lojrave.
![]()
Republika Domenikane ka theksuar se numri i turisteve eshte rritur ndjeshem ne kete vend me shifra qe i tejkalojne me gati 8% shifrat e vitit te kaluar. Sipas te dhenave ne tremujorin e pare te 2012 ky destinacion i pelqyer turistik eshte vizituar nga me shume se 300 mije turiste , ne perqindje e konsiderueshme e te cileve nga Europa. Disa nga sitet me te vizituara ne Republiken Domenikane kane qene Playa del Macao, Parku Kombetar i Lindjes, Katedralja e Pare e Amerikes,Plaza dela Cultura etj.


Ne kuader te fushatave te ndryshme publicitare qe po marrin autoritetet ne ishujt Seishel per te promovuar turizmin atje, jane krijuar dy dokumentare fantastike te cilat premieren e tyre do ta kene ne televizionet amerikane e me pas do te mund te perhapen edhe ne shume vende te tjera te botes. Dokumentaret e titulluar “ Seishel Tourism” dhe “Seishel into 2020” jane krijuar nga nje kompani e pavarur produksioni dhe transmetojne gjithe destinaconet kyce te ishujve, klimen, relievin dhe prespektivat per turizmin atje.


Ne Skoci 60 vjetori i fronit te Mbretereshes do te pritet me evente te shumta kulturore e artistike. Deri ne fund te korrikut vendi do te mbushet me festivale te ndryshme dhe ekspozita nga me interesantet per turistet qe do te udhetojne ne Mbreterine e Bashkuar. Nje preh tyre do te jete ekspozita e bizhuterive dhe gureve te cmuar ne kalane Balmoral. Atje do te jene te shfaqura dhe imazhe nga stallat dhe kuajt e Mbretereshes, dukeqenese jane dhe pasioni i saj. Nderkohe deri ne 4 shtator Holyroodhouse ne Edinburg do te shfaq koleskione madheshtore te thesarit mbreteror si dhe vepra nga artistet me te njohur vendas.


Diten e shtune ne date 19 maj ne Europe do te organizohet eventi “ Netet e muzeumeve” ku me shume se 40 vende te kontinentit do te tju mundesojne turisteve te vizitojne muzete qe do te qendrojne hapur falas gjate gjithe dites dhe nates. Eventi madhestor gjithashtu do te shoqerohet me muzike dhe festivale ushqimi dhe pritet te sjelle nje numer te madh turistesh europian dhe nderkombetare ne kontinent. Franca do te jete dhe vendi me perfaqsimin me te madh ne Netet e Muzeumeve pasi do te kete me shume se 300 strutkura ne dispozicion te turisteve.


Komisioneri Europian i Mjedisit gjate nje takimi qe ka mbajtur se fundmi me perfaqsues te kompanive ajrore ndekrombetare dhe me autoritete aeroportuale europiane ka shprehur shqetesimin e tij per dhjete linja ajrore kineze dhe indiane qe fluturojne prej vitesh ne Europe. Sipas komisionerit , keto linja nuk kane permbushur detyrimet e tyre per sa i perket taskes se karbonit per tepricat e leshuara te karburantit gjate fluturimit. Informatat bejne me dije se te gjitha kompanite ajrore qe nuk paguajne detyrimet deri ne fund te muajit qershor nuk do te lejohen me te fluturojne ne Europe.


Duke filluar nga dita e neserme e deri ne 20 maj ne Milano do te organizohet festivali “Taste of Milano” gjate te cilit do te gatuhen pjatat me te mira tradicionale te vendit. Eventi gastronomik do te mbledh me mijra vizitore si dhe shefat me te mire te kuzhines italiane duke i dhene mundesine pjesmarresve te shijojne gatime nga me te mirat e vendit. Gjithashtu ne kete festival do te jene pjesmarres edhe operatore turistik italian e nderkombetare per te prezantuar produktet me te fundit turistike te sezonit veror.


Operatoret Go Asia, Go Australia dhe Tour 2000 ne bashkepunim me kompanine ajrore italiane Alitalia do te organizojne nje konkurs per turistet duke i dhene atyre mundesine te behen fitues te nje udhetimi perreth botes duke qendruar falas dy nete ne hotelet e cdo destinacioni. Konkursi lejon te gjithe pjesmarresit turiste te tregojne me shkrim eksperiencen e tyre te nje udhetimi ne bote qe ka qene nder me te vecantin. Me pas keto tregime duhen postuar online ne info@goaroundworld.it ku do te votohen nga juria dhe lexuesit. Shkrimet do te pranohen deri ne fund te ketij viti e me pas do te shpallet fituesi.


Aeroporti Barahas ne Madrid eshte renditur ne vendin e katert te aeroporteve me te populluara ne Europe, pas Hethrow ne Londer, Charles de Gaulle ne Paris dhe Main ne Frankfurt. Cdo vit ne aeroportin e Madridit kalojne me shume se 50 milione pasagjere dhe kete vit ka pasur nje rritje me gati 5% te tyre ne krahasim me 2011. Nepermjet ketij aeroporti do te kalojne miliona turiste kete vit per te vizituar destinacione te ndryshme spanjolle.


Revista e njohur Travel and Leisure ka nxjerre ne faqet e saj 10 destinacionet mete pelqyera nga turistet sipas nje studimi qe e kishte nisur qe prej vitit 2011, me te dhena te mledhura nga pikat me atraktive, qeveria dhe agjensite e udhetimit. Listen e kryeson Times Square ne NY i cili pasohet nga Central Park serisht ne NY. Ne liste vijojne washingtoni, Las Vegasi, Califronia, Ujvarat e Niagares, Disnayland Ne Orlando dhe perfundon me Grand Bazzar ne Stamboll.

Heathrow mund te kaloje ne statusin e nje aeroporti lokal per shkak te politikes se aviacionit. Shefi ekzekutiv i aeroporteve britanike (BAA) shprehu friken se kjo mund te shkaktoje deme te medha ne ekonomine e Londres. Ndersa qeveria ka thene se do te shqyrtoje kapacitetin e aeroportit, nje piste e trete ne Heathrow eshte perjashtuar nga koalicioni, dhe vetem me kete piste aeroporti do te ishte ne gjendje te konkuronte ne treg. Keshtu, Heathrow po perballet me konkurencen e forte te aeroporteve te medhenj, vecanerisht ate te Dubait, i cili deri ne vitin 2016, eshte i vendosur te marre statusin si aeroporti me i madh nderkombetar ne bote.

Pavaresisht situates se veshtire ekonomike, sektori i turizmit ne Europe nuk po kushtezohet nga kriza, duke regjistruar 5% rritje ne numrat e turisteve ne dy muajt e pare te ketij viti ne krahasim me periudhen korresponduese te vitit 2011. Turizmi ne Afriken e Veriut dhe ne pjesen tjeter te kontinentit gjithashtu eshte rritur ndjeshem.Organizata Boterore e Turizmit ka regjistruar nje rritje te vecante per sektorin ne Tunizi dhe Egjipt, ku te ardhurit e tremujorit te pare jane rritur respektivisht me 53 dhe 32%. Ne nivel global, numri i turisteve te huaj ne bote u rrit me 5.7% duke arritur ne 131 milion njerez.


Disa nga muzeumet me te te cuditshme dhe me intersante ne Prage po behen terhqeje e forte e turisteve te shumte kryesisht europian qe shkojne te vizitojne kryeqytetin cek. Nje prej ketyre muzeumeve eshte ai i quajtur “ Muzeu i kafese” i cili mbart ne te foto dhe fakte te cilat zbulojne gjithe sekretet e prodhimit te kafese, qe nga perzgjedhja e kokrrave te saj e deri tek ambalazhimi dhe shperndarja. “Muzeu i kembanave’ i cili este nje deshmi e gjalle e prodhimit te kembanave te famshme te kishave. Dhe se fundmi Muzeu i periudhes komuniste i cili tregon fakte nga historia e regjimit komunist ne Cekosllovaki por kryesisht ne Pragen komuniste.


Kompania ajrore Luftansa mendon se agjentet jane ata qe do te ndihmojne me shume ne numrin e rritjes se klienteve. Ne kete menyre se fundmi eshte marre nisma per bashkpunim nga sa me shume agjensi udhetimi kombetare dhe nderkombetare. Si fillim do te behet nje trajnim i agjenteve te marketingut per turizmin e udhetimet e me pas do te kete nje bashkepunim te ndersjellte nga i cili kompania do te perfitoje per ta shtrire emrin e saj ne sa me shume vende.


Destinacionet kulturore meksikane kane hedhur themelin ne suksesin e industrise se turizmit ne kete vend. Ashtu sic ishte parashikuar vizitoret qe do te terhiqeshin kete vit nga sitet e trashegimise kulturore ne Meksike kane qene te shumte. Kjo edhe fale vemendjes qe i ka kushtuar bordi i turizmit meksikan ketyre zonave te rendesishme dhe promovimit te madh qe eshe bere. Sipas te dhenave me shume se 500 mije turiste kane vizituar destinacionet kulturore te vendit me nje rritje thuajse me 7% me shume ne krahasim me vitin e kaluar. Me kalimin e muajve pritet qe numri te vijoje te rritet ndjeshem.


Shoqata Europiane e Hoteleve ka shprehur se fundmi nepermjet zedhenesve te saj se do te ndryshoje performancen e sherbimit ne hotele se shpejti. Sipas kesaj shoqate do te kete me shume shperndarje ne internet per tu ardhur sa me ne ndihme klienteve si dhe do te behe ceshte e mundur qe markat e hoteleve anetare te saj te kene sa me shume certifikime cilesie. Duke qene se kete vit Europa do te jete ne qender te vizitave nga ana e turisteve nderkombetar edhe sherbimi ne hotelet e kontinentit do te rritet ndjeshem.


Keshilli Nderkombetar i Ortakeve te Turizmit si dhe liderat me te njohur te turizmit ne bote do te mbidhen ne daten 25 maj ne Londer per te qene pjesmarres te nje aktiviteti shume te rendesishem per sektorin turistik boteror. Behet fjale per Forumin e drejtuesve te Turizmit nga ku do te diskutohen dhe idete dhe projektet qe do te mund te ndikojne ne ndryshimin pozitiv te te ardhmes se turizmit.


Sipas nje studimi te bere nga instituti i statistikave ne Itali ka rezultuar se turistet atje gjate muajve te fundit kane rritur prenotimet e tyre nepermjet agjensive turistike duke bere qe shume destinacione te arrihen nepermjet kesaj menyre. Kjo tregon nje rritje te besimit tek agjensite e specializuara te udhetimit ne Itali te cilat here pas here japin oferta dhe informacione per destinacione te ndryshme ne bote.


Ndryshimet e shpejta demografike ne Kine po behen dhe nje ndikim shume i madh ne industrine turistike boterore pasi se shpejti mendohet se ky shtet do te jete me i madhi ne bote per dergimin e turisteve. Nje nga sektoret e turizmit qe do te perfitoje me shume nga vizitoret kineze duket se do te jete lundrimi. Industria e krocierave do te kete me shume se 300 milione turiste kineze se shpejti , nje numer ky qe do te kaloje shifrat e amerikaneve dhe europianeve se bashku. Per kete arsye edhe shume shtete te botes kane marre e do te marrin masa qe kushtet ne industrite e tyre turistike te pershtaten me kerkesat dhe nevojat e turisteve kineze.


Londra ne saje te promovimit qe ka nisur tashme per Lojrat Olimpike do te organizoje gjate kesaj periudhe evente te shumta per te terhequr vizitoret kombetar dhe nderkombetar. Nje event i tille eshte nje ekspozite e Leonardo da Vincit ne galerine kombetare te vendit, eventi nje nate nen yje ne Londer ku priten festivale te ndryshme gjate nates, si dhe pergatitja e festimit i Jubileut te Diamantit te Mbretereshes ne Buckingam Palace ku turistet do te lejohen te pijne caj duke shijuar pamje nga bizhuerite mbreterore.


Greqia do te jete destinacioni kyc i cili do ti permbahet fushatave publicitare te dy agjensive turistike Thomas Cook dhe Cosmos. Pas ketyre nismave te marra pritet qe Greqia te jete vendi me i lancuar nga keto operator duke bere te mundur dergimin e sa me shume turisteve atje. Drejtuesit e dy kompanive u shprehen entuziast pasi Greqia eshte nje nga vendet me te pelqyera nga pushuesit e kategorive te ndryshme qe ofron te gjitha elementet e turizmit dhe bashkpunimi me kete vend me siguri do te jete perfitues per te dy palet.


Republika e Myanmarit ne Azine Juglindore duke pasur nje numer te madh objektesh dhe monumentesh te rendesishme te trashgimise kulturore ka bere kerkesen per te qene anetare e Organizates Boterore te Turizmit. Sipas kereve te ketij rajoni turistik Myanmar ose e njohur ndryshe si Burma ka si sektor kryesor te ekonomise , turizmin i cili cdo vit sjell me miliona euro fitime dhe nje numer te konsiderueshem vizitoresh. Anetaresimi ne Organizaten Boterore te Turizmit per kete vend do te ishte teper i domosdoshem.


Nga nje studim i bere se fundmi gjate muajve te ardhshem me shume se 92% e turisteve amerikane do te nisen me pushime ne vende te ndryshme brenda kontinentit te tyre dhe jashte. Nje pjese e madhe do te drejtohen ne destinacione europiane e mesdhetare per te kaluar sezonin veror. Sipas sondazhit pushimet jane nje periudhe shume e rendesishme per amerikanet pasi eshte vetmja ne te cilen mund te kalojne me shume kohe me familjen. Per kete arsye edhe pushimet e tyre do te behen drejt destinacioneve familjare.
![]()
India do te mireperese kete vit Panairin Ndekrombetar te Turizmit i cili do te mbahet ne Cochin ne datat 27 dhe 30 shtator. Mbi 550 kompani turistike, linja ajrore, hotele, resorte dhe perfaqsues te sektoreve te ndryshem te turizmit nga e gjithe bota do te jene te pranishem ne kete event. Panairi do te sjelle diskutime, seminare dhe promovime te reja ne industrine turistike si dhe do te ndihmoje ne njohjen me te mire te destinacioneve indiane e fuqizimin e metejshem te turizmit ne Indi.


Linja e njohur e trenave te shpejtesise se larte qe operon sherbimet ne Europe, Eurostar, ne perpjekje per te rritur numrin e klienteve dhe per tu fuqizuar me tej ne tregun hekurudhor ka prezantuar 10 destinacione te reja ne te cilat do te nise operimet kete vit. Deri me tani rruget me te njohura e me te frekuentuara te kesaj linje kane qene Londra, Parisi dhe Brukseli. Duke filluar nga muaji qershor trenat Eurostar do te operojne edhe ne Amsterdam, Frankfurt, Kelni, Lioni dhe Gjeneva.


Tregu aziatik ka shume gjasa te jete me I preferuari I ketij vit per pushime per kete arsye edhe linja te ndryshme ajrore e krocierash do ti perqendrojne udhetimet e tyre ne destinacionet me te bukura aziatike. Nder to eshte dhe linja italiane e lundrimit Costa Crociera e cila sapo ka prezantuar qellimet e saj per kete sezon veror e me tej. Ne listen e itinerareve me te bukur qe do te bejne krocierat e kesaj linje,do te jene site natyrore te Japonise dhe Korese se Jugut.

Hotelet greke kane ulur cmimet e tyre kete vit, ne perpjekje per te terhequr me shume vizitore, por duket se kjo nuk do te jete mjaftueshem per te kompensuar nje renie ne rezervime nga viti i kaluar. Te dhenat tregojne se Greqia eshte bere kete muaj destinacioni i trete me i lire ne mesin e 24 vendeve europiane sa i perket akomodimit. Ajo ka gjithashtu cmimet me te uleta ne krahasim me konkurentet e saj te drejtperdrejte te Mesdheut si Turqia, Spanja dhe Qiproja. Ne Athine, normat e hotelit kane zbritur me 16% kete muaj, duke rene nga nje norme mesatare prej 114 eurosh ne maj te 2011-es, ne 96 euro qe eshte aktualisht.

Rezultatet e para te ketij viti tregojne se turizmi nderkombetar vazhdoi te tregoje rritje te qendrueshme ne driten e kushteve te veshtira ekonomike.Gjate dy muajve te pare te 2012-es, te ardhja e turisteve nderkombetar u rrit me 5.7% krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, sipas Barometri Boteror te Turizmit. Europa vecanerisht ka pare nje rritje te vazhdueshme duke shenuar rezultate mbi pritjet, ku te ardhurit nderkombetar arriten ne me shume se 500 milion. Barometri Boteror i Turizmit tregon se turistet nderkombetar ne te gjithe boten i kaluan 131 milion ne dy muajt e pare te ketij viti, nga 124 milion qe ishin ne vitin 2011.

Kroacia eshte e vendosur te thyeje rekord ne sezonin turistik te ketij viti, ne baze te rezultateve te deritanishme. Mediat kroate kane raportuar se kete vit kane mberritur tashme me shume se 900 mije turiste ne vend, 3% me shume krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Sezoni i ngarkuar parashikon lajme te mira per ata qe kerkojne pune sezonale ndersa aktualisht jane punesuar 25 mije persona ne kete sektor. Ne Zagreb nderkaq, eshte hapur Panairi Enogastronomise, ku ndodhet edhe nje stende per punesime sezonale.
![]()
Industria e Turizmit ne Dubai ka vendosur te prese turistet me ane te paketave te ndryshme turistike qe i karakterizojne ato ne baze te buxhetit te gjithsecilit duke ja bere atyre me te lehte te zgjedhin ne saj te cmimeve dhe sherbimit qe kerkojne. Sipas perfaqsuesve te turizmit ne Dubai edhe kompanite ajrore funksionojne ne kete menyre kshuqe edhe resortet do te jene te ndertuara ne kete kuader dhe kjo per te pasur me shume variacion dhe per promovimin e Dubait ne me shume vende te botes. Keshtu kategorite qe do te perfshihen do te jene udhetaret e biznesit, familjaret e thjeshte dhe grupet e studenteve te cilet do te jene me komode ne kampe.


Beogradi po behet gjithnje e me i preferuar nga turistet per shkak te restoranteve te shumte me ushqim te shijshem dhe cmime teper te lira. Restorantet e qytetit njihen per gatime te shumllojshme, nje atmosfere tradicionale, muzike folklorike ballkanase dhe sherbim teper cilesor. Autoritetet turistike vendase kane menduar se kete karakterisitike te Beogradit ta kene si nje nder elementet kryesore te promovimit ne fushatat e tyre turistike ne menyre qe te terheqin sa me shume vizitore.


Spanja do te jete nje destinacion i mire per tu vizituar kete vere e sidomos gjate ketij muaji per shkak te organizimeve te shumta argetuese qe jane pergatitur. Nje nder to eshte dhe festivali i teatrove te rruges i cili do te zhvillohet midis datave 23 dhe 27 maj ne Valladolid. Festivali vec pjeses se muzikes dhe eventeve te tjera do te ofroje shfaqje te mrekullueshme teatrale qe do te impresionojne publikun.


SHBA do te kryesoje listen e destinacioneve te preferuara per vitin 2012 sipas nje sondazhi te kryer nga Visa Global Travel Destinations Survey qe ka perfshire me shume se 12 mije njerez nga 26 vende te ndryshme te botes. Dhe ne fakt Amerika ka rezultuar jo vetem si e para ne listen e vendeve me te bukura per turistet por edhe per investimet nga udhetaret e biznesit. Vendi i dyte dhe i trete zihen perkatesiht nga Britania e Madhe e favorizuar nga efekti i Lojrave Olimpike dhe Japonia. Nderkohe vendin e katert e ka zene Italia me 15 perqind te votave Spanja dhe Turqia.


Pushimet ne pergjithsi nuk konsistojne thjesht ne viziten e nje vendi per pushime ne plazh ose per te qene pjese e siteve kulturore te tij. Nje shumice turistesh ne te gjithe boten nisen drejt nje destinacioni te caktuar me deshiren e cmendur per te bere sa me shume blerje. Per kete arsye se fundmi eshte perpiluar nje liste interesante nga operatoret turistik ne lidhje me tregjet me te mire europian ne te cilet mund te besh pazar. Nder to jane , Portobello ne Londer i cili pershkon lagje te tera te qytetit dhe ofron nje game te gjere me produkte, El Rastro ne Madrid, Grand Bazzar ne Stamboll, tek i cili se shpejti do te organizohet dhe Festivali Ndekrombetar i Shoping, dhe Les Puces de Saint –Ouen ne Paris.


Miliona cifte te dashuruar nga e gjithe bota do te udhetojne ne Polinezine Franceze gjate kesaj vere per te qene te pranishem gjate fenomenit te rradhe natyror, ate te kalimit te Venusit midis Diellit dhe Tokes. Me 5 qershor dhe per here te fundit per kete shekull planeti i dashurise do te dhuroje nje shfaqje te mrekullueshme e cila do te mund te shijohet me mire ne Tahiti. Per kete arsye edhe bordi i turizmit ne Tahiti te gjitha fushatat turistike per kete sezon veror do t'ia kushtoje nderthurjes romantike te natyres unike me kete fenomen interesant.


Muzeu Penn ne Filadelfia te Shteteve te Bashkuara te Amerikes , i cili njihet boterisht per kryeveprat kulturore e artistike qe ka shfaqur vit pas viti do te sjelle gjate kesaj periudhe nje ekspozite teper te vecante qe do te terheqe me miliona vizitore nga te gjithe vendet e botes. Eskpozita nen titullin “Zotat e Kohes” do t’i kushtohet teresisht vitit 2012 dhe parashikimeve te kultures Maya. Simbolet, kultura, historia dhe misteri do te jene pjeset kryesore te objekteve qe do te jene te shfaqura per publikun ne kete muze.


Tre ishujt mesdhetare Malta, Gozo dhe Comino jane nder me te preferuarit e momentit per sa i perket natyres dhe gjireve te shumta me plazhe e resorte te mrekullueshme. Sipas parashikimeve per kete vit, te tre ishujt do te jene gjate gjithe veres te frekuentuar nga mijra turiste nga vende te ndryshme te botes, pasi sic dihet Mesdheu do te kryesoje destinacionet e ketij viti.


Turistet europiane gjate dhjete viteve te fundit jane trefishuar ne Turqi dhe sot perfqasojne me shume se 54% e te gjithe turisteve qe vizitojne kete vend. Te dhenat i kane bere te ditura autoritetet turistike europiane gjate nje takimi te zhvilluar se fundmi ne Bruksel ne kuader te ecurise dhe zhvillimit te turizmit ne Europe. Rezultatet e takimit treguan se Turqia tashme eshte kthyer ne nje destinacion ideal per te gjithe turistet e sidomos per pushimet familjare pasi ofron mundesi argetimi per cdo moshe dhe nje natyre e sherbim te mrekullueshem.


Kryefjala per zhvillimin e turizmit gjerman kete periudhe ka qene "fuqizimi". Enti kombetar gjerman per turizmin ka leshuar nje fond prej 200 mije eurosh te cilat do te perdoren per marketing ne europe. Kryesisht ne qender te projektit do te jete promovimi i zonave veriore ne kuader te terhqjes se turisteve europian. Me konkretisht projekti do te preke zonat turistike prane Detit te Veriut dhe Detiti Baltik dhe destinacionet e tjera si ishujt Aylt dhe Rugenle. Nder pikat e tjera do te jene qytetet me histori te vjeter dhe kulture te njohur si dhe qendrat e biznesit.


Sipas raporteve te fundit, Sicilia ka shenuar rritje te konsiderueshme te numrit te turisteve per sa i perket ketij viti. Keto kane qene rezultatet e bilancit per muajt e pare te 2012 nga Vezhguesi Turistik ne kete rajon te bazuar ne studimet e here pas hershme. Gjate muajve te pare te vitit eshte vene re nje rritje prej 2 perqind e turisteve te huaj qe kane vizituar Sicilen dhe nje rritje prej 8 perqind e prenotimeve krahasuar me vitin e kaluar. Agjensite turistike te vendit gjithashtu kane theksuar nje interes te madh te pushuesve nga vendet fqinje per te kaluar sezonin veror ne Sicili.
Lumi Inn ne Gjermani qe pershkon, kthesa me lugina te gjelbra dhe shume qyteza apo fshatra te vegjel eshte kthyer ne nje destinacion unik per vizitoret. Nder pjeset me te rendesishme qe kalon lumi eshte qyteti Wasserburg i cili ka rreth 12.000 banore dhe ndodhet rreth 55 km larg nga Monako. Per te gjithe turistet qe do te udhetojne ne Wasserburg jane bere oferta te shumta nga linjat ajrore gjermane dhe bordi i turizmit ne kete vend ka marre masa qe secili turiste te ndihet si ne shtepi.


Turistet amerikan qe vizitojne Europen jane te shumte dhe jane nder ata qe sjellin me shume fitime. Megjithate edhe pse ne nje gjendje me te mire ekonomike edhe turistet amerikan kerkojne gjithnje destinacionet me te perballueshme. Per kete eshte bere dhe nje studim nga revista Travel Budget ne te cilelen jane percaktuar disa nga destinacionet europiane te cilat sipas turisteve amerikan jane me te favorshme per tu vizituar per shkak te valutes se tyre. Qe prej vitit 2007 e deri ne kete vit ne liste perfshihen Irlanda, Britania e Madhe, Spanja, Greqia, Austria dhe Zvicra.
![]()
Sipas nje studimi bere se fundmi online mbi popullin me kuzhinen me te mire ne Europe ne vend te pare eshte renditur Italia. Ushqimet tradicionale italiane si pizza apo makaronat jane cilesuar si ushqimet me te shijshme ne Europe dhe kuzhinieret italian kane marre vendin e pare ne klasifikimin qe u be duke anketuar me shume se 2200 turiste ne mbare Europen. Pas Italise ne liste jane renditur Britania e Madhe, Franca dhe Spanja.

Tur operatoret me njohur te vendeve te Europes Lindore do te jene edhe nder me te pelqyerit e ketij viti nga turistet e kontinentit. Sipas nje studimi bere se fundmi destinacionet lindore e qendrore te Europes do te jene nder me te pelqyerit. Vec te tjereve, dhe rajoni i Ballkanit pritet te vihet ne qender te promovimeve. Operatoret turistik do te reklamojne kete vit me se shumti destinacione te shteteve jo shume te njohura ne aspektin turistik si Mali i Zi apo Serbia. Pritet qe keto tendenca te reja te sjellin me shume turiste nderkontinental ne Ballkan.


Studimet e bera nga operatori vezhgues per cmimet e hoteleve ne bote HRS, kane vijuar te shfaqin rezultate mbi destinacionet me cmimet me te shtrenjta te hoteleve. Ne vendin e pare per momentin eshte renditur Rio de Janero ne Brazil. Qyteti i karnavaleve dhe i sambas ka kaluar edhe Sidnein e Australise per sa i perket vleres se qendrimit per nje nate ne hotele. Cmimet atje variojne ne nje mesatare prej rreth 200 euro nata. Pas Rios vendin ne klasifikim e kane zene Londra, Liverpooli, Majemi, Moska dhe Zyrihu.


Të paktën 37 persona kanë humbur jetën nga një stuhie e frikshme në Kinë ndërsa 20 të tjerë janë shpallur të humbur. Stuhia nisi të enjten në kontenë Minxian të provincës Gansu dhe përfundoi vetëm mbrëmjen e djeshme. Moti i keq preku gati 400.000 persona, 30.000 banorë të zonës u shpërngulën dhe 40 të tjerë kanë përfunduar në spital. Shume agjensi turistike kane anulluar udhetimet drejt ketyre rajoneve te njohura nderkohe qe fluturimet dhe trafiku kane mbetur te bllokuar per nje kohe te gjate.


Kur do dhe pak kohe qe te startojne lojrat Olimpike ne Londer pritshmerite e Britanise se Madhe jane rritur ndjeshem per sa i perket numrit te turisteve. Sipas parashikimeve te fundit flitet per rreth 35 milion turiste ne total per vitin 2012, nje trend ky qe do te jap nje efekt pozitiv edhe per vitet ne vazhdim. Agjensite kombetare britanike si Visit Britain, Visit London dhe Oksford Ekonomiks thone se per muajt pas lojrave olimpike do te kete nje impakt ekonomik te berabarte me 1.8 miliard euro per te gjithe Britanine dhe 880 milion euro vetem per Londren.


Numri I turisteve te huaj qe do te vizitojne Sllovakine kete sezon veror pritet te rritet me me shume se 12 % ne krahasim me vitin e kaluar. Te dhenat kane ardhur nga perfaqsues se industries se turizmit atje te cilet shprehen se deri me tani Sllovakia eshte vizituar nga me shume se 500 mije turiste. Vizitoret nga Cekia mbeten faktore kyc per sa I perket turizmit ne Sllovaki, nderkohe qe pjesa tjeter jane nga Hungaria, Polonia dhe vendet e Europes Perendimore.


Gjate kesaj fundjave ne Lazio do te organizohet nje panair nderkombetar per turizmin e krocierave. Panairi do te mbledhe disa nga perfaqsuesit me te njohur te industrise se lundrimit italian dhe europian. Gjate ketij eventi do te diskutohet mbi nje kthim te Lazios ne nje destinacion per turizmin e krocierave, mundesite e bashkepunimit me vende te tjera si dhe zhvilllimin e porteve ne Chitavecchia. Disa nga destinacionet me te reja per krociera qe do te promovohen ne kete panair do te jene Santa Severa, Vulci, Viterbo, Canino, Bolsena dhe Marta.


Operatori i njohur turistik TUI Travel shpreh keqardhjen per gjendjen aktuale te turizmit ne Greqi duke e konsideruar si dicka te pabesueshme renien e prenotimeve ne menyre kaq te theksuar nga ana e turisteve europiane ne vend. Sipas zedhenesve te degeve te TUI qe veprojne ne Greqi , numri i prenotimeve ka rene me gati 30% nga viti i kaluar. Situata me kritike eshte vene re vecanerisht nga turistet gjerman , te cilet kane rene ndjeshem. Gjate muajve te deri tanishem TUI Travel ne Greqi ka pesuar nje humbje prej 224 milion eurosh ne te ardhurat turistike.


Qyteti i mrekullueshem italian i Venecias starton diten e sotme nje nder nder eventet me te shumepritur per turizmin e vendit , pikerisht edicionin e ketij viti per Amerikas Cup, qe do te zgjase deri ne 20 maj. Ky event do te sjelle ne Venecia garen amerikane te anijeve me vela me pjesmarres nderkombetare. Sipas bordit te turizmit , ne hotelet e vendit ka deri me tani nje rritje prej me shume se 4 % te prenotimeve nga vizitoret e huaj, ne krahasim me nje vit me pare. Kjo pasi pervec gares , turistet mund edhe te shijojne festivale argetuese me muzike e ushqim.


Muzeu Benaki ne Athine do te organizoje nga data 16 maj e deri ne 2 shtator nje event te rendesishem kulturor e interesant. Behet fjale per muzeun e stolive me te vecanta te krijuara nga piktore e skulptore me fame boterore. Nje koleksion i rradhe me bizhuteri do te shfaqet perpara vizitoreve ne kete muze qe do te titullohet “Nga Pikaso tek Koons”. Sipas organizatoreve stolite e artisteve jane te perbera nga materiale te ndryshme te cmuara e te lira, si gure te shumellojshem apo ar.


Numri i turisteve europian qe kane vizituar Egjiptin gjate kesaj periudhe ka qene i konsiderueshem sipas industrise se turizmit atje. Autoritetet turistike ne Egjipt ka bere ofertat te shumta ne cmimet e udhetimeve nepermjet linjave ajrore dhe transportin ujor si dhe ne hotelet e njohur te vendit. Me te preferuar nga turistet per momentin kane qene resortet ujore prane Detit te Kuq por nuk kane munguar edhe vizitat e shumta tek sitet e trashegimise kulturore. Me rritjen e parteneritetit ne industri , teknologji dhe sherbim mendohet se ne te ardhmen rezulatet do te jene akoma dhe me te suksesshme per Egjiptin.


Pothuajse te gjithe hotelet luksoze jane pro internetit ne dhomat e klienteve. Kjo sipas nje studimi nga shoqata amerikane e strehimit dhe hoteleve qe ka nxjerre konkluzionin se 75 perqind e zinxhirit te hoteleve apo resorteve luksoze si Four Seasons apo Ritz Karlton kane te gjtihe sherbim interneti te lidhur ne cdo dhome te pushuesve. Nderkohe qe nga nje studim I CNN shumica e hoteleve luksoze e quajne sherbimin wirless nje detyrim ne dhome pasi ofron komoditet njesoj si peshqiret e paster apo televizore. Ne krahasim me hotelet e tjera te rangut te mesem apo me te ulet , sherbimi I internetit ne shumicen e hoteleve luksoze vjen falas pa qene nevoja e pageses ekstra.

Disa agjenci kineze udhetimit kane pezulluar turnete e tyre ne Filipine per shkak te konflikteve mes dy vendeve. Media kineze bene te ditur kete lajm, sipas te cilave agjencite nuk do te pranojne rezervime derisa situata te permiresohet.Problemet filluan me 10 prill kur anijet mbikqyrese kineze parandaluan nje luftanije filipinase te arrestonte peshkataret kineze ne ujerat e Scarborough, territor qe te dyja palet e pretendojne te tyrin. Media shteterore kineze paralajmeruan mundesine e luftes nese mosmarreveshja nuk zgjidhet shpejt.

Nje australian i pershkruar si udhetari me i vjeter ne bote, eshte i gatshem te filloje udhetimin e tij te fundit global BackPacker, tani ne moshen 95 vjecare.Keith Weight do te udhetoje ne Europe nga shtepia e tij ne Australi me 28 maj, udhetimi i tete i ketij lloji, qe kur ai filloi te udhetonte i vetem ne moshen 85 vjec.Pensionisti ka planifikuar nje itinerar dy-mujor, duke perfshire Madridin, San Sebastian, Parisin, Mynihun, Vjenen dhe nje udhetim ne Britani. Ne dekaden e kaluar, Wright ka vizituar shume nga vendet e Europes Perendimore dhe Lindore, duke filluar udhetimet BackPacker disa vjet pasi gruaja e tij nderroi jete.

Heqja e procesit te aplikimit per vize eshte nje nga faktoret kryesore qe destinacionet duhet te marrin ne konsiderate per te rritur numrit e turisteve kineze.Gjithnje e me shume vende kerkojne deshperimisht te rrisin numrin e turisteve nga Kina per shkak te shumave te larta qe ata shpenzojne ne udhetime.Euromonitor ka parashikuar se turistet kineze do te shpenzojne 36 miliard dollare per shopping jashte vendit ne vitin 2016, qe eshte dyfishi i shumes qe ata kane shpenzuar ne vitin 2011.

Autoriteti Kombetar i Ushqimit ne Durres ka nisur nje kontroll te befte ne 12 supermarkete te medha ne qytetin bregdetar me qellim qe te vereifikohen nese produktet ushqimore qe tregtohen ne keto njesi jane te pajisur me etiketa ne shqip dhe afat skadimi. Inspektimet kane nisur ne prag te sezonit turistik dhe shume shpejt kontrollet do te shtrihen edhe ne zonen e Plazhit. Drejtori i AKU-se ne Durres Gezim Ylli tha se kemi evidentuar 80 njesi ne Plazh, rulota dhe kioska, te cilet tregtojne mallra dhe produkte ushqimore. Kontrolli i tyre do te behet ne menyre qe te shihen kushtet higjeno-sanitare dhe cilesia e ushqimeve qe tregtohen ne keto rulota. Afrimi i sezonit turistik dhe nisja e ardhjes se pushuesve, ka vene ne levizje strukturat e AKU-se dhe ato te Shendetit Publik, ne menyre qe te garantohet shendeti i konsumatorit. Kete vit jane shtuar ndjeshem kioskat dhe rulotat qe jane instaulau pothuajse gjate gjithe rruges se plazhit si dhe paralel me shetitoren bregdetare. Nga ana tjeter pergjate plazhit qarkullojne cdo dite edhe dhjetera persona qe shesin fruta, perime e produkte ushqimore me karroca dore, termuse te ndryshem, si dhe mjete te tjera.


Qyteti cek ne rajonin e Bohemise, Karlovy Vary eshte I njohur per ujrat mineral te tij te cilat perdoren per Spa dhe trajtime te tjera shendetsore, ndryshe te quajtura dhe ujrat e bekuara te cilat kane ndikuar shume per ta kthyer qytetin destinacion turistik. Duke I bashkangjitur ketyre trajtimeve me ujra minerale edhe restorantet e mira , baret me birren me te shijshme tradicionale, ndertesat e shekullit 19 eshte e parrezistueshme te besh nje vizite ne fundjave ne kete vend.


Skanerat e rinj te kontrollit ne aeroportet europiane nuk jane ende ne gjendje per te dalluar nje bombe te sofistikuar. Ky ka qene nje nga rezultatet e mbledhjes se fundit te autoriteteve te sigurise aeroportuale europiane ne lidhje me ceshtjen e cilesise se skaneve te kontrollit ne aeroporte. Skanerat qe se fundmi iu nenshtruan testeve per shkak te demit te menduar qe mund t’i shkaktonin trupit te njeriut, nuk jane vene ne prove per bomba dhe eksplozive te ndryshem. Kjo ka shqtesuar mjaft autoritetet dhe pritet qe te tjera teste te behen per skanerat.


Toskana eshte nje vend teper i pershtatshem per tu vizituar ne kete periudhe te vitit ne saje te motit te pershtatshem, bukurive te vendit rrugicave, lokaleve e restoranteve, tarracave, shetitoreve dhe argetimit ne Casteglione della Pesciaia. Qyteza e Castegliones eshte nje nder vendet me te bukura qe mund te vizitoni ne Toskane, pasi eshte e dominuar nga deti dhe nje kodrinat. Aty mund te shetisni , te vizitoni muret e ndertimeve te vjetra dhe te shijoni panoramat fantastike.


Sipas Ministrise se Turizmit ne Rumani, ky vend pritet te arrije fitime deri ne 500 milion euro ne vit deri ne vitin 2015 vetem nga turizmi mjeksor i cili do akoma rruge qe te zhvillohet sic duhet. Rreth 3 perqind e vizitoreve qe erdhen ne Rumani vitin e kaluar kishin shkak sherbimet mjeksore duke i sjelle vendit nje fitim prej 250 milion eurosh. Duke pare suksesin e arritur ne kete drejtim, Ministria e Turizmit, e Shendetsise dhe Edukimit kane rene dakort per te vendosur nje bashpunim per zhvillimin e metejshem dhe promovimin e turizmit mjeksor.


Vijon te rritet numri I turisteve nderkombetare ne bote gjate dy muajve te fundit te 2012. Sipas te dhenave te fundit te Organizates Boterore te turizmit , turistet e huaj qe kane levizur ne shtete te ndryshme te botes ne mars dhe prill kane shfaqur nje rritje me gati 6% me shume se sa periudha e njejte e vitit te kaluar. Destinacionet me te vizituara kane qene Europa Lindore, Tunizia, Afrika e Veriut dhe Amerika.


Operatori Boteror per Turizmin e Ndergjegjshem ka kryer se fundmi nje nga studimet me interesante per sa I perket industrise turistike ne bote. Nga nje sondazh I kryer ne nje pjese te madhe te vendeve te botes ka nxjerre perfundimin se ne sektorit turistik aktualisht jane te punesuar me shume se 255 milione njerez ne te gjithe boten. Turizmit dhe udhetimi se bashku si dhe sektori I transporteve perbejne nje nga industrite me te fuqishme te momentit per punesim. Operatori I cili ka me shume se 50 milion mbeshtetes cdo vit nga te gjitha kontinentet eshte shprehur se turizmi po fuqizohet cdo here e me shume.


Qyteti i Gunzburg ne rajonin e Bavarise eshte nje nga me te preferuarit per ata turiste te apasionuar pas kultures dhe artit. Qyteti gjerman eshte ne nje territor mjaft terheqes te rrethuar nga gjelberimi dhe shatervanet fantastik. Ndertesat perberese te qytetit te cilat datojne ne periudha te largeta per vete historine dhe arkitekturen qe permbajne konsiderohen si krenaria e vendit. Dyqanet ku mund te gjesh gjithcka jane nje tjeter prej arsyeve te forta qe turistet vijne te vizitojne Gunzburgun, i cili vec te tjerash ofron dhe parkun gjigand te lojrave dhe argetimit Legoland.


Bashkimi Europian mbeshtet aeroportet e vegjel si potenciale te rendesishme per nje vend dhe si motorre te zhvillimeve rajonale. Gjate nje mbledhjeje te fundit te organizuar ne Bruksel nga autoritetet e aviacionit nga vende te ndryshme europiane u diskutua mbi disa masa qe duhen marre ne menyre qe aeroportet e vegjel dhe ato me linja ajrore te kostove te ulet te zhvillohen me tej. Nje nder masat e propozuara ishte ulja e taksave te rezervimit te biletave apo reduktimi I pageses per peshat e teperta.


Rezultatet e nje studimi nga operatore europiane te turizmit bejne me dije se hotelet me flamurin jeshil per sa I perket komfortit me natyren dhe mjedisin po pelqehen gjithnje e me shume nga ana e turisteve. Megjithse 68% e klienteles ne keto hotele I zgjedhin ato ne baze te cmimit, po rritet me nje intensitet te larte numri I atyre qe I zgjedhin gjithnje keto hotele. Sipas eksperteve te turizmit eshte shume e rendesishme per te ardhmen zhvillimi I metejshem I turizmit jeshil dhe pushimit ne harmoni me natyren, prandaj dhe certifikimi I hoteleve ne kete aspekt duhet te behet dicka e domosdoshme.2012-05-12


Kryeqyteti austriak Vjena do te perqendrohet tek turizmi per te rinjte gjate vitit 2012. Edhe nje vit me pare shifrat qe erdhen nga turistet e moshave 20 dhe 30 vjec ne Vjene ishin teper te larta. Per te arritur qellimet bordi I turizmit ne qytet ka nisur projektimin e prgrameve te vecanta per pritjen , akomodimin dhe argetimin e turisteve te moshave te reja. Nje nder idete me interesante eshte ajo e hedhjes se sa me shume ofertave per udhetimet e ndryshme nga vizitoret brenda Europes si dhe jashte saj. Vjena tenton te shpallet kete vit, destinacioni kryesor per te rinjte.

Aeroporti i ri nderkombetar i Berlinit nuk do te hape dyert me 3 qershor sic ishte planifikuar. Vonesa u konfirmua te diten e djeshme ne nje konference per shtyp, ndersa nuk u njoftua asnje date tjeter per hapjen. Aeroporti i ri i cili do te merrte emrin “Willy Brandt”, ishte planifikuar te hapej ne me pak se nje muaj, duke zevendesuar aeroportin Tegel dhe Shenefeld, te cilet ishin planifikuar te mbyllen ne diten e hapjes se aeroportit te fundit. Tani, ata do te qendrojne te hapur deri ne nje date te pa/caktuar, kur aeroporti i ri te jete gati.

Nje vogelushe vetem 18 muajshe u ngaterrua per terroriste dhe u zbrit nga avioni.Emri i saj kishte perfunduar ne listen e personave te cileve nuk u lejohet te udhetojne, pikerisht sepse jane te dyshuar si terroriste. Vogelushja dhe prinderit e saj, sapo kishin hipur ne avion ne nje aeroport te Floridas, kur nje asistent u afrua dhe i detyroi te zbrisnin. Pas verifikimeve perkatese rezultoi se emri i saj perkonte me te nje terroristi dhe se gjithçka ishte thjesht ngaterrese.
Nje takim mes operatoreve turistik te Katarit dhe Maqedonise, agjencive te udhetimit dhe hoteliereve, do te mbahet ne Dhomen e Tregtise ne Maqedoni. Takimi synon rritjen e bashkepunimit dypalesh ne fushen e turizmit.Ai do te perfshije prezantimet e agjencive me te medha te udhetimit dhe tour-operatoreve ne Katar, si dhe mundesite turistike te Maqedonise.

Ne Zagreb po zhvillohet Panairi Nderkombetar i Turizmit CroTOUR 2012. Ai ka per qellim te zbuloje tendencat e fundit ne turizem dhe karakteristikat me te mira te Kroacise si nje destinacion i vecante per kete vit. Panairi do te nxjerre ne pah bukurite natyrore, vendbanimet historike, kulturen, ngjarjet dhe zakonet e ketij vendi. Aty jane pjesemarres agjenci udhetimesh, pronare hotelesh dhe restorantesh, investitore potenciale, mediat dhe natyrisht publiku.

Tourism Australia njofton nje fond 61 miliard dollaresh per sektorin e turizmit gjate kater viteteve te ardhshme. Gjate ketij viti, ne Australi pritet te shkojne rreth 2.5 milion vizitore dhe tregjet globale do te ndikohen nga fushata “Nuk ka asgje si Australia”. Zyrtaret thone se ky fond eshte celesi i turizmit australian per te arritur qellimet e saj ne dyfishimin e shpenzimeve deri ne 140 miliard dollare deri ne fund te dekades.

Transportuesi kombetar i Serbise JAT Airways ka marre vendimin perfundimtar per te rifilluar sherbimet ne Malte, me shume se nje vit pas pezullimit per shkak te tensioneve ne Libi. Malta ka qene tradicionalisht nje destinacion popullor pushimet per serbet, dhe gjate veres ofrohen paketa te ndryshme udhetimi.Fluturimet ne ishull do te perurohen me 23 qershor, per te vazhduar nje here ne jave deri ne shtator. Ne qershor JAT do te peruroje gjithashtu edhe fluturimet nga aeroporti Kraljevo i Serbise.

Nje Boeing 777 zbarkoi ne menyre te sigurt pasi u godit nga rrufeja mbi Melbourn naten e kaluar. Nje zedhenes i linjes ajrore Emirates tha se pavaresisht raportimit per goditje nga rrufeja, avioni u ul normalisht ne toke duke mos shkaktuar asnje dem material apo te lenduar. Pas kontrollit te nevojshem avioni u largua nga Melbourne duke vazhduar udhetimin e tij te planifikuar per ne Dubai.
Zyrtaret e turizmit ne Washington thone se shpenzimet nga vizitoret u rriten me shume se 6% vitin e kaluar ne 6 miliard dollare. Ndersa sa i perket numrit te vizitoreve, statistikat e leshuara nga Byroja Turistike e Washingtonit DC tregojne se ne vitin 2011, u rregjistruan rreth 16.1 milion vizitore nderkombetare. Industria e mikpritjes eshte punedhenesi i dyte me i madh ne kryeqytetin e vendit, duke mbuluar 76 mije vende pune.

Zyrtaret ne Indonezi thone se nuk asnje te mbijetuar nga rrezimi i aeroplanit Sukhoi ne nje mal indonezian te merkuren.Mbetjet nga aeroplani rus i pasagjereve u gjeten nga nje helikopter kerkimi te enjten, buze nje shkembi malor ne perendim te Indonezise. Rreth 50 persona kane qene ne bordin e aeroplanit Sukhoi Superjet-100 - duke perfshire bleresit potenciale, diplomate dhe gazetare. Avioni ishte ne nje fluturim demonstrues ne vendet e Azise dhe kishte bere ndalesa ne Kazakistan, Pakistani dhe Birmani. Ai ishte nisur nga Xhakarta dhe u rrezua vetem pas 21 minutash.

Etihad Airways ka anulluar nje porosi per shtate avione Airbus A350-1000 me vlere rreth 1.8 milion euro, anullimi i dyte ne vetem pese muaj. Linja kombetare ajrore e Abu Dhabit e beri porosine per 25 avione ne vitin 2008, me shperndarjen e planifikuar per t’u bere deri ne vitin 2014. I dizajnuar si pergjigje e Boeing 777, Airbus A350-1000 ka pesuar disa ndryshime nga hartimi i tij origjinal, duke vonuar keshtu shperndarjet e porosive deri ne tre vjet. Edhe linja te tjera ajrore ne rajonin e Gjirit Persik i kane ndjere pasojat e voneses se dorezimit nga Airbus.

Aeroportet e Mbreterise se Bashkuar pritet te kene percarje te medha diten e sotme, pasi punetoret e emigracionit do te mbajne nje greve nje-ditore ne lidhje me pensionet e sektorit publik. Heathrow po perjeton thashme vonesa te medha ne kontrollet e emigracionit, ndersa qeveria britanike po merr krititka te ashpra dhe ankesa te pasagjereve per oret e gjata te pritjes ne kete aeroport. Sindikata e punetoreve te emigracionit ka thene se greva mund te shmanget nese qeveria lejon anetaret e saj, te dalin ne pension ne moshen 65 vjec. Kjo do te jete hera e dyte ne 30 vjet qe kjo sindikate zhvillon nje greve.


Nje nder sitet me te vecanta qe mund te vizitoni nese ndodheni ne Stokholm eshte shtepia muze e artistit te njohur suedez Carles Milles. Veprimtaria e tij me skultpura nga me te njohurat e te bukurat eshte e permbledhur ne muzeun e quajtur Millesgarden. Nje kopesht i madh e i gjelberuar eshte i mbuluar i teri me punimet e artistit. Skulpturat qe mund te vizitohen aty jane nga me te ndryshmet, te cilat perdoren nga njerez te ndryshem si per dekorime te ambjenteve te brendshme ashtu edhe per ato te jashtme. Muzeu ka terhequr me qindra mijra turiste cdo vit.


Ravena ,qyteti ne pjesen lindore te lugines se Po, eshte kthyer ne nje destinacion turistik ne Itali. Sot per te arritur atje eshte shume e thjeshte nepermjet autostrades E45 ose me linjat hekurudhore te Ferraras, Bolonjes, Faenxes dhe Riminit. Dukeqenese vendi eshte i mbytur nga trafiku eshte me bukur dhe me praktike udhetimi ne kembe apo me biciklete. Por ajo cfare i ka terhqeur me shume turistet ne kete qytet eshte fakti i lidhjes se madhe me artin. Bazilika e njohur e San Vitale me mozaiqet mrekullueshme te saj si dhe shume kisha te tjera deri tek ajo e Shen Apolinare jane mrekulli per te mos u humbur.


Me nje numer te paparashikuar vizitoresh ne rritje Puket ne Tailande eshte ktyer ne nje destinacion kryesor per sa i perket ketij sezoni duke bere qe shume kompani ajrore nga vende te ndryshme te botes te nisin ose te shtojne fluturimet direkte atje. Sipas autoriteteve te industrise se turizmit Puket vizitohet kryhesisht nga turistet Rus, Suedez, Kinez, Australian ,Indian dhe nurmi i tyre do te vazhdoje te rritet akoma me shume vitin e ardhshem. Fluturimet direkte qe kane filluar te operojne keto dite per ne Puket jane ato nga New Dehli dhe Warshava.


Nje studim i bere se fundmi mbi turistet anglez ka rezultuar teper interesant pasi sipas tij 2 ne 5 turiste nga Britania marrin me vete edhe kafshet e tyre ne kohen kur nisen me pushime duke demostruar se jane populli me i dashur ndaj kafsheve. Studimi u be nga travelsupermaket dhe perfshiu me shume se 2000 pushues nga Britania e Madhe te cilet kishin nje kafshe shtepiake. Perqindja me e madhe e tyre jane pergjigjur se cojne me pushime edhe keto kafshe dhe i ofrojne atyre kushte shume te mira pushimi i argetimi.


Kritika te shumta jane drejtuar se fundmi drejt turisteve britanik. Autoritetet turistike te shume destinacioneve europiane si Spanja, Italia e Franca po i bejne thirrje bordit te turizmit ne Britani per nje sensibilizim per sjelljen e turisteve anglez ne kohen qe ata jane me pushime jashte vendit te tyre. Sipas informatave kur keta pushues jane ne nje tjeter vend tentojne te eksperimentojne me shume gjera qe here pas here kthehen ne dem te tyre, sic ishte rasti i turistes 35 vjecare e cila ra nga ballkoni i nje hoteli ne Spanje pasi ishte e dehur.


Tunizia duket se ka arritur te rekuperohet ndjeshem kete vit ne sektorin turistik. Autoritetet e turizmit atje shprehen se deri me tani vendin e kane vizituar me shume se 900 mije turiste , nje shifer kjo shume here me e larte se parashikimet e bera ne fund te vitit te kaluar. Sipas Ministrit te Turizmit ne Tunizi , duhet bere gjithcka per te vazhduar me keto ritme pasi vetem ne kete menyre do te mund te tejkalohen rezultatet e vitit 2010. Disa nga projektet e marra se fundmi ne Tunizi, jane ofertat e shumta me cmime te uleta, promovimi i destinacioneve te reja dhe ndertimi i hoteleve te rinj ne vend.


Entet Kombetare te Turizmit ne greqi tashme promovimin e vendit ia kane besuar webit. Nepermjet nje faqeje zyrtare ne adrsen www.visitgreece.com do te behet e mundur prezantimi i te gjithe destinacioneve greke , keshilla per vendqendrime e pushime, oferta per udhetime dhe gjithcka tjeter qe nje turist i huaj do te kete nevoje te dije per Greqine. Sipas bordit te turizmit grek , se shpejti do te kete faqe te hapura edhe ne mediat sociale.


Venecia ka nisur ti kushtoje me shume vemendje sektorit te lundrimit e kryesisht udhetimit me krociera pasi eshte formuar atje se fundmi Komiteti I Krocierave . Me shume se 4500 operatore turistik, pjese e komitetit do te bejne te mundur zhvillimin dhe promovimin e metejshem te ketij lloj udhetimi ne Venecia per turistet e huaj. Komiteti do te jete pergjejes per problematikat qe rrethojne sektorin e lundrimit ne qytetin e bukur italian, investimet e nevojshme per permiresimin e infrastruktures se lundrimit si dhe prezantimin e ofertave per turistet e huaj.

Afrimi I sezonit turistik ne Itali po I gjen autoritetet turistike te komunave te ndryshme te frikesuar per ecurine e industrise per shkak te takses se vene nje vit me pare ne lidhje me qendrimin e vizitoreve te huaj. Shume prej rajoneve turistike italiane teper te njohura tashme kane nje takse ne hotelet e tyre qe varion nga 5 deri ne 50 euro ne baze te cmimit te hotelit. Kjo sipas bordit turistik, ne kohen kur kriza ekonomike ka prekur xhepat e shume turisteve mund te jete nje ndikim negativ per planet e tyre te udhetimit. Qeveria italiane ne baze te nje kerkese te paraqitur disa dite me pare do te shqyrtoje ceshtjen per nje reduktim ose heqje te takses


The Balaji Palace ne Republiken Domenikane eshte shpallur si resorti me I mire I zgjedhur nga turistet per vitin 2012 sipas TripAdvisor. Resorti I madh e luksoz ndodhet ne nje nga zonat me te bukura te Republikes Domenikane. Ai ze nje siperfaqe te madhe me nje plazh privat I cili shquhet per bukurin e e rralle natyrore e per pastertine. Resorti Balaji Palace eshte I perbere nga dhoma dhe suita private luskoze me te gjitha sherbimet, qendra te medha Spa, fushe per helikoptera, dhe nje port te vogel per jahte dhe motoskafe.


Fresh Air, do te jete linja e pare ajrore ne bote posacerisht per pasagjere gay. Avionet e saj do te nisin deputimin e tyre te pare ne Budapest me rastin e EuroGames 2012 qe do te mbahen ne datat 27 qershor dhe 1 korrik. Pasagjeret qe do te udhetojne drejt Budapestit ne keto data do te jene jo vetem vizitore homoseksual por edhe atlete qe do te marrin pjese ne eventin sportive.


Turistet kinez tashme duan te krijojne marredhenie sa me te mira shtetet e ndryshme ku do te duan te bejne udhetimet e tyre turistike pasi kane publikuar keto kohe nje liber mbi kulturen e tyre . Libri I botuar nga Bordi I Turizmit Kinez eshte ne qarkullim jo vetem per destinacionet te cilet duan te njohin sa me mire kulturen dhe menyren sesi duhet ti trajtojne turistet e biznesmenet kinez por edhe per ata vizitore te huaj qe do te nisin se shpejti nje udhetim ne Kine.


Europa do te kete me shume turiste amerikane kete vit dhe sidomos ne pjesen qendrore e lindore te saj. Ne baze te nje sondazhi te bere nga Choise Hotels, per planet e pushuesve amerikane, ne krahasim me vitin 2011 , rreth 7% me shume jane pergjigjur se do te udhetojne drejt Europes, ne destinacionet e saj qendrore e lindore si dhe ne Mesdhe. Sipas rezultateve te anketave edhe perqindja e shpenzimeve nga ana e turisteve amerikane per udhetimet jashte vendit do te rritet ndjeshem.


Autoritetet Tregetare te Aeroporteve Europiane kane nxjerre se fundmi nje raport I cili deshmon sesi kane ecur deri me tani aeroportet m,e te njohur te kontinentit , sa jane preferuar dhe sa jane vizituar nga turiste te huaj. Ne baze te raportit ne krahasim me vitin e kaluar numri I pasagjereve qe kane kaluar ne keto aeroprote eshte rritur me gati 4%, me nje fluks te theksuar sidomos gjate muajit mars.Megjithate nje renie te ndjeshme ka pesuar transporti I mallrave pasi ka pasur pak shkembime te pakten deri ne muajin prill. Aeroportet me te frekunetuara mbeten ato te Gjermanise, Anglise, Austrise e Frances.
.jpg)
.jpg)
Mbi 25 mije vizitore nga e shume vende te botes pritet te vizitojne Italine e konkretisht qytetin e Firences gjate javes se ardhshme ne daten 18 maj ne kuader te eventit te shumepritur Art & Tourism. Panair i cili ne diten e pare do te çelet me takime, seminare, koncerte, premiera e konferenca do te zgjase dy dite dhe do te jet ender me te rendesishmit e ketij viti per promovimin e turizmit kulturor e artistik. Nder pikat me te rendesishme kulturore europiane do te jene pjesmarrese ne kete panair. Ndermjet te cileve perfaqsues te muzeumeve te Parisit, Bolonjes, Sofies, Vatikanit, dhe Vienes.
Aeroportet e Mbreterise se Bashkuar pritet te kene percarje te medha diten e neserme, pasi punetoret e emigracionit do te mbajne nje greve nje-ditore ne lidhje me pensionet e sektorit publik. Greva e cila ishte planifikuar para disa ditesh per me 10 maj, do te mund te filloje te kete efekt qe nga mbremja e sotme.Heathrow po perjeton thashme vonesa te medha ne kontrollet e emigracionit, ndersa qeveria britanike po merr krititka te ashpra dhe ankesa te pasagjereve per oret e gjata te pritjes ne kete aeroport. Sindikata e punetoreve te emigracionit ka thene se greva mund te shmanget nese qeveria lejon anetaret e saj te dalin ne pension ne moshen 65 vjec.

Pas disa vitesh e mbeshtetur tek Serbia dhe Kroacia per disa sherbime, Bosnja eshte me ne fund gati te menaxhoje vete hapesiren e saj ajrore.pas kryerjes se testeve finale me 7 maj, Ministria e Transportit ne vend tha se nuk do te duhet te kontrollojne trafikun ajrore nga Zagrebi dhe Beogradi. Vendi po humbiste sasi te medha te te ardhurave cdo vit nga fluturimet mbi territorin e saj, per shkak te sistemit te paplote dhe qe nga viti 2007 hapesora ajrore boshnjake eshte kontrolluar nga forcat nderkombetare paqeruajtese, te cilat qendruan pas perfundimit te luftes se viteve 1992-95.
Costa Cruises ka prezantuar nje numer masash te reja sigurie pas katastrofes se Concordia. Ajo njoftoi se do te zbatoje shtate prodedura te reja per te siguruar standarte me te larta te sigurise para nisjen dhe gjate lundrimit.Masat perfshijne trajnime te urgjences per te gjithe pasagjeret para se anija te lere portin, dhe futjen e nje sistemi per monitorimin e rruges ne kohe reale.Costa Cruises u perball me kritika mbi sugurine pas katastrofes Concordia me 13 janar, e cila coi ne vdekjen e te pakten 32 pasagjereve.
Qyteti jugor i Zelandes se Re, Queenstown ka marre levdata nga udhetaret, duke u renditur i treti ne nga Trip Advisor nder 25 destinacionet me te mira ne Paqesorin e Jugut. Renditjen ne vendin e trete pas Sidneit dhe Bora Boras, kryetari i Queenstown e pershkroi fitoren si pasqyrimin e punes se madhe qe qyteti ka bere per anen turistike. Udhetaret qe e votuan, mendojne se Queenstown eshte nje destinacion frymezues i cili ofron pamje mahnitese, akomodim te klasit boteror, aktivitete te ndryshme dhe shumellojshmeri ushqimi dhe vere.

Qatar Airways ka inaguruar fluturimet nga Doha per ne Zagreb, duke shenuar nje ngjarje te rendesishme per kete aeroport. Ajo do te jete e vetmja linje ajrore e Lindjes se Mesme me fluturime te planifijuara ne kryeqytetin kroat.Qatar Airways i jane dhene te drejta te plota operative edhe mes Budapestit dhe Zagrebit, duke e bere kete te fundit te vetmin kryeqytet ne ish-Jugosllavi me nje lidhje direkte ajrore. Te gjitha aeroportet kryesore ne rajonin e ish-Jugosllavise u lane pa fluturime me kryeqytetin hungarez, pas falimentimit te linjes ajrore Malev ne fillim te vitit.

Ministria shqiptare e Kultures ka prezantuar projektin e partneritetit me sektorin privat per ti dhene jete monumenteve historike. Vete ministri i kultures ne Komisionin e medias ka prezantuar detajet e kesaj iniciative, qe synon te mbroje, por edhe te sjelle investime per keto objekte te rendesishme. Me tej ai u shpreh se eshte ne pritje te pergjigjes nga perfaqesuesit e Europes per te dhene nje sugjerim te metejshem. Ministri tha se kjo nuk eshte e vetmja rruge per mbrojtjen e monumenteve dhe se do te jete nje mundesi e mire per terheqjen e turisteve, kjo fale investimeve qe sektori privat do te beje ne keto objekte.


Jane me fat ata turiste qe i jepet mundesi te vizitojne Spanjen pasi nje jave pushimesh atje do te mjaftoje per te hequr cdo lodhje. Per ta bere me te lehte orientimin e vizitoreve operatore te ndryshem turistik kane nxjerre disa keshilla per shije te ndryshme te pushuesve. Destinacionet kryesore mbeten Barcelona, Madridi dhe Majorka por per ata qe duan jeten e e nates dhe muziken me te mire zgjedhja me e mire do te ishte Ibiza. Nderkohe per ata qe kerkojne relaksin e qendrave Spa duhet te vizitojne ishujt Tenerife ku jane qendrat me te njohura per keto trajtime.


Moti I keq qe ka prekur Britanine sipas operatoreve turistike ne Europe po shtyn ose anullon nje numer te konsiderueshem prenotimesh nga ana e vizitoreve te huaj te cilet duan te jene te pranishem ne Jubileun e Diamandte te Mbretereshes. Nje sondazh I bere me shume se 1000 prenotime nga turiste europiane jane kthyer mbrapsht ose jane shtyre per me vone dukeqenese pushuesit skane besim dhe jane pessimist ne lidhje me motin me shi e ere ne Britani. Ky fenomen sipas te dhenave po behet nje problem I vertete per sektorin turistik anglez gjate kete periudhe.


Sipas nje studimi te bere nga Google mbi operatoret me te mire online ne Europe rezultatet e marra nga qindra te anketuar kane nxjerre fitues Sheep skin life.com i cili per vitin 2011 dhe kete vit ka qene guida me e mire per sa i perket destinacioneve apo hoteleve luksoze ne Britani dhe vende te tjera europiane. Google do te marre nisma qe keto lloj operatoresh ne te gjithe Europen te kene mbeshtetjen e duhur ne web qe te perfitojne nga keto mundesi te internetit duke zhvilluar akoma me tej ekonomine e vendit te tyre perkates.


Ne baze te nje projekti te marre kete muaj nga autoritetet e Komisionit te Bashkimit Europian, per te ndihmuar ne zhvillimin e destinacioneve te ndryshme turistike, Qipro ka marre nje fond prej 2 milion eurosh qe do te sherbeje ne ruajten dhe promovimin e trashegimive kulturore kombetare. Perpjekjet e zedhensve te Bashkimit Europian do te jene qe ta bene kete projekt sa me te suksesshem. Site arkeologjike, objekte te trashegimise kutlurore e historike, muzeume, vepra artistike e folklorike do te kene tashme nje vemendje me te vecante ne Qipro.
Europa vazhdon pertej problemeve te shumta te kryesoje listen e destinacioneve me te pelqyera te vitit , sipas te dhenave te fundit te OBT. Fitimet qe do te kete kete vit sektori turistike ne Europe pritet t’i kaloje me rreth 5% me shume shifrat e vitit 2011 qe ishin afro 470 miliard dollare. Me shume se 45% e turisteve ne bote kete vit do te drejtohen ne destinacionet europiane per te bere pushimet e tyre. Pas kontinentit tone vendin do ta zere rajoni I Azise dhe Pacifikut si dhe Lindja e Mesme.


Raporti i mire midis cmimit dhe cilesise se ilaceve ne Slloveni ka bere qe ky vend ta zhvilloje shume turizmin mjeksor megjithse ende nuk mund te quhet nje destinacion kryesor per kete qellim. Kjo ka ardhur si pasoje e shumices se objekteve mjeksore te cilat nuk po i kushtojne rendesine e duhur ketij fakti per ta bere ate kryesor ne tregun turistik. Megjithate nje pjese e mire e turisteve te huaj dhe vendas po zgjedhin te trajtohen si nga ana shendetsore ashtu edhe nga ajo estetike ne Slloveni. Kete vit sipas autoriteteve turistike sllovene do te kete me teper promovim sektori I kurimeve me ujra termal dhe qendrat spa.

Nese doni te perjetoni mrekulline e nje qyteti por edhe aventura te ndryshme duhet patjeter te vizitoni Fesin ne Marok. Fesi, qe eshte shpallur nje trashgimi boterore ndodhet midis maleve Rif dhe quhet ndryshe edhe qyteti qindra rrugicave. Nje nga objektet kryesore qe duhet te vizitoni patjeter atje eshte Xhamia e Madhe e shekullit te nente ,medreseja Bou Inania e shekullit te 14 si dhe vendi ku ngjyhen pelhurat me boje. Fesi eshte nje vend I qete dhe shume I mbeshtetur se fundmi nga operatoret turistik nderkombetare.


Operatoret turistik ne Kopenhagen duket se e kane kuptuar mire rolin e fuqishem qe kane mediat socialeper sa I perket promovimit. Ne nje bashkepunim te bere se fundmi midis autoriteteve turistike te Danimarkes, VisitDenmark , shoqaten turistike Visit Kopenhagen dhe linjen ajrore Sas kane publikuar nje faqe zyrtare per kryeqytetin danez ne media te ndryshme sociale. Faqja e cila menjehere ka marre mbeshtetjen e shume fansave dhe turisteve do te jape te gjitha informacionet e nevojshme rreth qytetit. Menyrat e lidhjes, sitet turistike, destinacionet me te mira te qendrimit dhe argetimit si dhe cmimet.


Per te gjithe ata qe kane menduar te udhetojne drejt Shteteve te Bashkuara per te bere pushimet e tyre se fundmi operatori Homes.com ka bere nje liste me plazhet me te mira amerikane ku mund te pushojne vizitoret. Ne vendin e pare eshte shpallur Princtown ne Massachusetts, si plazh I madh I paster e me shume mundesi argetimi. Pas tijjane renditur Wildwood ne New Jersey, Myrtle Beach Karolina e Jugut, Esmerald Coast ne Florida dhe Hungtington Beach ne Kaliforni.


Sipas nje studimi te fundit interesant udhetimi me krociera pervec faktit qe eshte teper luksoz dhe argetues gjithashtu ndikon ne shtimin e peshes tek njerezit. Studimi I cili u be nga nje agjent I pavarur I sektorit te lundrimit nxorri perfundimin se gjate udhetimi dyjavor me krociere disa prej pasagjereve kishin shtuar rreth 6 kg pasi gjate gjithe kohes kane qendruar ne udhetim dhe pa aktivitete fizike. Per kete arsye eksperte te turizmit keshillojne qe krocierat midis te tjerave te ofrojne dhe ambjente fitness per te gjithe pasagjeret ne bord ne menyre qe udhetimet e gjata mos ndikojne ne peshen e pushuesve.


Qyteti I Krakovit ne Poloni eshte kthyer ne nje atraksion kryesor ne Europe. Qendra e tij eshte sheshi I vjeter Old Star Miastro, rruget e te cilit jane te mbushura me restorante, bare, klube, kafene dhe dyqane te modes e kane bere ate nje nder destinacionet me te pelqyer. Ish kryqeyteti polak ka rreth 800.000 banore ,eshte vendi I shume universiteteve dhe karakterizohet nga nje fryme rinore e energjike te te gjithe popullsise qe vetem gjate muajit prill ka terhequr me shume se 50 mije turiste.


Resorti me i njohur luksoz ne ishujt Seishel, Maja feston se shpejti 6 vjetorin hapjes dhe pritet te zhvilloje nje ceremoni madheshtore te mbajtur ne kodren e ishullit Mahe nga ku mund te shihen nga te gjitha anet pamjet e zones jugperendimore te Seisheleve dhe ku mund te shijoheshin rrezet e ngrohta te diellit. Gjate 5 viteve te operimit te tij Resorti Maja ka pasur nje numer rekord pushuesish nga e gjithe bota si dhe ka qene fituesi i shume cmimeve nga World Travel Awards.


Barometri mates ne Organizaten Boterore te Turizmit ka theksuar se viti 2012 shfaq nje rritje grafike qe pason ate te nje viti me pare per sa I perket udhetimeve turistike. Nese gjate vitit 2011 jane regjistruar afro 1 miliarde turiste ne mbare boten dhe kane arritur te merren me shume se 196 miliard dollare ketoi shifra kete vit pritet te rriten perkatesisht me gati 3% dhe 4%. Europa, Amerika , Azia dhe Lindja e Mesme do te jene destinacionet me te vizituara.
Krumlovit eshte nje qytet I cili po pelqehet nga turistet per tu vizituar keto muaj. Ai ndodhet 160 km ne jug te Prages. Qyteti karakteristik I cili eshte pjese e tashgimise boterore te UNESCOS eshte I ndertuar perreth nje keshtjelle gotike teper mbreslenese per arredimin, arkitekturen dhe historine qe mbart. Nderkohe ne rrugicat e Krumlovit do te mund te gjeni dyqane artizanale dhe suvenire, galeri arti si dhe restorante cilesore. Per te arritur ne Krumlov mund te merrni autobusin ne Prage dhe per me pak se tre ore jeni ne destinacion.
Londra do te behet ne daten 25 qershor pritese e panairit te rendesishem turistik London City Fair ne te cilin do te jene pjesmarres disa nga zedhenesit e sektorit turistik me te njohur ne Europe e me tej. Gjate ketij panairi Londra do te promovoje produktet me te mira si dhe te rejat nga eventi I madh I Lojrave Olimpike. Panairi do te jete nje mundesi e mire edhe per perfaqsuesit e kompanive turistike europiane per te ekspozuar produktet e tyre ne rang nderkombetar.


Kompania ajrore Lufthansa ka njoftuar se do te ule cmimet e udhetimeve te klasit te pare ne menyre te konsiderueshme gjate kesaj vere. Zedhenes te linjes ajrore gjermane kane theksuar se keto oferta do te vihen ne menyre qe sezoni veror te gjeje me shume kliente per kompanine dukeqenese eshte nje periudhe e mbushur me udhetime. Ofertat per klasin e pare dhe ate te biznesit do te jene te publikuara edhe ne faqen online te kompanise . Cmimet e ulura per kete klas te Lufthanses do te jene edhe per udhetimet brenda per brenda kontinentit por kryesisht edhe ne destinacionet e largeta si Amerike e Azi.

Te ardhurat e turizmit nderkombetar kane vazhduar te marrin veten nga humbjet e vitit te krizes 2009, duke arritur ne 1030 miliard dollare ne mbare boten, nga 928 miliard dollare qe ishin ne 2010-en. Ne terma reale, te ardhurat e turizmit nderkombetar u rriten me 3.8% ne vitin 2011, ndersa numri i turiste nderkombetar u rrit me 4.6%.Sekretari i Pergjithshem i Organizates Boterore te Turizmit i vleresoi keto rezultate si inkurajuese. Ai shtoi se qeverite ne mabre boten duhet te njohin kete menyre progresive dhe te angazhohen ne masa qe mbeshtesin turizmin, duke perfshire nder te tjera politika me te drejta te taskave dhe lehtesimin e procedurave per viza.

Perfundon sot Konferenca Boterore per Kujdesin Shendetesor dhe Turizmin Mjeksor qe u zhvillua nga 6 maji ne Las Vegas. Ne kete event madheshtor ishin te pranishem autoritet me te larta te mjekesise dhe turizmit amerikan. Pjesmarres gjithashtu ishin perfaqsues te destinacioneve nga me te njohurat per turizmin shendetesor ne bote si Tailanda, India, Bullgaria apo Turqia. Ne kete konference u diskutua gjendja aktuale e sektorit te shendetesise ne bote, metodat e reja te mjekimit alternativ, si dhe promovimi I destinacioneve te reja per turizmin mjekesor.

Qyteti bregdetar i Afrikes se Jugut “Cape Town”, eshte listuar ne 25 destinacionet me te mira ne bote per vitin 2012 nga choice Awards. I njohur si “Mother City”, Cape Town u rendit i 23-ti ne liste, ndersa u votua gjithashtu si destinacioni i dyte me i preferuar ne Afrike. Qyteti mburret me disa nga plazhet me te mira ne bote dhe ka shume restorante dhe bare te klasit boteror.

Kostoja ne rritje e karburantit vazhdon te lendoje turizmin.Kjo sipas shefit ekzekutiv te Shoqates Nderkombetare te Transportit Ajror, i cili theksoi se karburanit tani eshte pergjegjes per rreth 34% te shpenzimeve operative mesatare. Ai shpjegoi rritjen e vogel prej 4.4% te kapacitetit te pasagjereve gjate muajit mars te ketij viti me krahasim me vitin e kaluar, duke thene se shpenzimet e karburantit kane shkuar deri ne 147 dollare per fuci ne korrik te 2011-es. Shefi i IATA-s tha se cmimi i karburantit eshte rritur me 8% qe nga janari, dhe duke pasur parasysh se karburanti eshte pergjegjes per nje pjese te mire te zhpenzimeve per industrine e aviacionit, kjo eshte nje rritje qe demton.

align="left" Ndertimi i terminalit te pasagjereve ne Aeroportin e Moraves ne Kraljevo te Serbise, ka perfunduar. Pune perfundimtare po realizohet ne kalata dhe rruget e taksive, para se fluturimi i pare komercial te niset nga aeroporti muajin e ardhshem.Pajisje te tilla se skanera te sigurise, do te instalohen brenda javeve te ardhshme, kur edhe do te jepet zyrtarisht nje leje veprimi. Me realizimin e ketyre, faze e pare e projektit do te kete perfunduar, dhe do te nise menjehere faza e dyte e ndertimit te aeroportit te Moraves.
<a data-cke-saved-href="joomplu:1890 catlink=1" href="joomplu:1890%20catlink=1" "="">


By Plimun Web Design




Rr: 4 Shkurti, Nd 29,H9,Ap3,Nj.Bashkiake Nr 5, Kutia Postare 1019,Tirane,Albania.